• Fri. Apr 19th, 2024

Merrni abdes, hapni Kur’anin në faqen 329

Bylexopress

Dec 20, 2020

Merrni abdes, hapni Kur’anin, gjeni faqen 329 në kaptinën El-Enbija, dhe në atë faqe do të gjeni gjëra të mrekullueshme, udhëzime të qarta, ilaç, shpresë dhe mënyrë për të dalë nga problemi.

Në një kaptinë, një faqe, gjenden tre dua të shkurta, të thjeshta por shumë të mëdha. Këto tre dua i kanë bërë të Dërguarit e Allahut të Madhëruar. Tre dua të ndryshme, tre pejgamberë, në tre gjendje të ndryshme. Ndërsa mësimi kryesor i këtyre tre duave është, se përfundojmë me përgjigjen e Allahut, të Dërguarve të Tij: “T’u përgjigjëm (e pranuam lutjen)!”

LUTJA E PARË, është e Ejubit alejhis-selam.
Ejubi alejhis-selam i cili vite të tëra ishte i sëmurë, të gjithë ishin larguar prej tij, e kishte humbur gjithë pasurinë dhe familjen. Për shkak të sëmundjes, mbeti vetëm, jashtë qytetit, i braktisur dhe i sëmurë. Ejubi iu drejtua Allahut të Madhërishëm me dua: “…Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve! Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër…” [El-Enbija, 83-84]

Sa herë i je drejtuar Allahut dhe e ke lutur me lutjen e Ejubit alejhis-selam kur ke qenë je sëmurë apo sprovuar?!

LUTJA E DYTË. Në faqen e njëjtë, kaptina e njëjtë, gjendet edhe duaja e Junusit alejhis-selam, i cila u gjet në barkun e balenës në fund të oqeanit. Në shikim të parë, nuk ka rrugëdalje, por ai drejtohet me dua: “…Andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” [El-Enbija: 87-88]

Sa herë e keni prekur fundin e jetës, keni qenë në errësirë të plotë? A iu drejtove Allahut sikur i Dërguari i Tij Junusi alejhis-selam?!

LUTJA E TRETË, ështëlutja e Zekerijas alejhis-selam i cili nuk kishte fëmijë, domethënë ishte pa trashëgimtarë. Dhe pastaj në pleqëri iu lut Allahut: “O Zoti im, mos më lër vetëm, pa fëmijë, e Ti je trashëgimtari më i mirë. Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë për lindje…” [El-Enbija: 89-90]

Nuk keni fëmijë për një kohë të gjatë, bini në trishtim dhe depresion për atë shkak! A e keni lutur Allahun në sexhde, apo t’i çoni duart për dua me lutjen e Zekerijas alejhis-selam?!

Tre lutje nga tre të Dërguar, në tre gjendje të ndryshme, në kaptinën e njëjtë, në faqen e njëjtë. Mbaje mend, çdo lutje përfundoi me përgjigjen e Allahut, robit të vet: “Iu përgjigjëm!”

Autor: Saudin Cokoja
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *