• Tue. Apr 23rd, 2024

Mësova se vërtet Islami është fe e nderit

Bylexopress

Apr 5, 2020

Shejh Muhamed Hasani, thotë:

“Në njërën nga vizitat e mia në Gjermani, erdhi një motër gjermane ta pranojë Islamin.
I thashë: E nderuar, para se ta shqiptosh shehadetin – dëshminë, dëshiroj të të pyes, cili është shkaku i pranimit të Islamit nga ana jote, derisa gjendja jonë e myslimanëve nuk e gëzon askënd?!

Ma dha një përgjigje shumë të çuditshme, ku tha: ‘O vëllau im, une e pranova Islamin, sepse Islami është fe e nderit.’
I thashë: Une e di që Islami është fe e nderit, por çka ke per qëllim ti me këtë ndershmëri të Islamit?

Më tregoi një tregim të çuditshëm. Tha: ‘Isha në një shëtitje në Holandë dhe pashë një grumbull shumë të madh njerëzish në një mejdan të hapur, dëgjova zhurmë, britma dhe zëra. U afrova dhe pashë në atë grumbull që një mashkull po bënte zina me një femër në prezencën e njerëzve!’
Tha: ‘Menjëherë i telefonova një shoqes sime myslimane gjermane dhe i thashë: Në Islam a mund ta bëjë mashkulli një vepër të shëmtuar në këtë formë?

U përgjigj: ‘Nuk lejohet që të kryejë marrëdhënie intime në prezencën e djalit apo vajzës, e si t’i lejohet në prezencën e njerëzve?!’
Tha: ‘Mësova se vërtet Islami është fe e nderit’.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *