Mos e harro Zotin, sepse Ai nuk të harroi ty!

Në emër të Allahut- Mëshiruesit, Mëshiruesit.

Të respektuar lexues!

Duke e pasur parasysh se çdo gjë e cila ekziston, sado e madhe që të jetë apo sado e vogël që të jetë, ajo e ka shkakun e saj se pse ekziston dhe funksionin që kryen gjatë ekzistencës së saj. Nëse ekziston dielli funksioni i tij është që tu bëje dritë krijesave dhe ti ngrohe ato, nëse ekziston hëna funksioni i saj është ta ndriçoje njeriun kur kaplon errësira, dhe çdo gjë tjetër që ekziston ka qëllimin se pse ekziston.

Ashtu si çdo krijesë e krijuar nga Krijuesi Fuqiplotë është edhe krijesa njeri. Por veçantia jonë me krijesat e tjera qëndron në atë se, çdo gjë tjetër Zoti e ka krijuar për të qenë në shërbimin e njeriut sikurse thotë Zoti në Kur’an: ,,Ai (Allahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë…-Bekare: 29’’, sepse krijesa njeri është me e dashur te Allahu, dhe për atë arsye Allahu xh.sh na dalloi nga krijesat e tjera duke na e dhuruar si dhuratë mendjen apo logjikën që të mundemi të dallojmë gjërat e mira nga gjërat e këqija, gjërat e dobishme nga gjërat e dëmshme, gjërat e bukura nga gjërat e shëmtuara, dhe mbi të gjitha të mund të kuptojë qëllimin e krijimit të tij, dhe funksionin që duhet ta kryejë.

A jemi ndalur ndonjëherë dhe të mendojmë se ne njerëzit për çka jemi krijuar, për çfarë arsye kemi ardhur në tokë, a kemi ndonjë qëllim ose vetëm ashtu së koti jemi krijuar pa asnjë qëllim. Pasi na ka krijuar Zoti Fuqiplotë dhe na ka dërguar të jetojmë jetën në tokë, atëherë pse Ai na ka sjellur dhe a kërkon ai dicka nga ne, dhe cfarë funksioni duhet të luajmë ne? Shumë e shumë pyetje që cdokushi nga ne duhet të ja parashtrojë vetës së tij, që të kuptojmë qëllimin e krijimit tonë dhe qëllimin e gjitha mirësive që na rrethojnë, e padyshim se pas meditimit dhe pas përgjigjeve të sakta, do të arrijmë të kuptojmë realitetin e qëllimit të krijimit tonë, e që është ajo cka Allahu xh.sh na e ka treguar në Kur’anin Famëlartë: ,,Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm se të më adhurojnë Mua.., nga fjala e Allahut xh.sh kuptojmë se ne jemi krijuar që ta adhurojmë Atë, të mos i përshkruajmë shok Atij në asnjë mënyrë, sepse Allahu xh.sh është më meritori për t’u adhuruar, sepse cdo gjë që ne e posedojmë e kemi vetëm se vetëm nga mëshira e madhe që Allahu xh.sh ka treguar për ne, dhe sado që të mundohemi t’i numërojmë të mirat e Allahut xh.sh asnjëherë nuk do të mund ti japim një fund mirësive që Allahu xh.sh na ka dhuruar neve. Allahu xh.sh thotë: ,,Por edhe nëse mundoheni t’i numëroni mirësitë e Allahut xh.sh, nuk do të mund të arrini që ti përcaktoni ato. Sigurisht Allahu xh.sh falë dhe mëshiron shumë- Nahl: 18’’.

Pasi e kuptuam se krejt të mirat i kemi nga Allahu xh.sh, vallë a nuk meriton Allahu që ne si krijesa të Tij ta falenderojmë dhe ta adhurojmë vetëm Atë? Nëse dikush na sjell ndonjë dhuratë, pa marr parasysh se sa me vlerë është ajo dhuratë, ne mundohemi ta falenderojmë atë vetëm pse na ka bërë një dhuratë që ndoshta edhe është shumë e vogël, por nëse dikush do na bënte ndonjë dhuratë për të cilën ne kemi nevojë atëherë do ta falenderojmë edhe më shumë, atëherë i nderuar lexues pasi falënderojmë krijesat për disa dhurata materiale që shërbejnë për një periudhë të caktuar, atëherë si duhet të jetë falënderimi jonë ndaj Zotit? Ndalu pak momente dhe mendohu! Fjalët e Allahut xh.sh dhe këshillat e Muhamedit a.s na udhëzojnë në atë që sa më shumë t’i përkujtojmë të mirat e Allahut xh.sh dhe pastaj si shenjë mirënjohje dhe respekti ta adhurojmë Allahun duke e falenderuar.

Ndalu pak momente dhe mendo! Përkujto mirësitë e Allahut që çdo ditë i përjeton dhe çdo moment. Shëndetin tënd kur e din se sa të tjerë janë të sëmurë, ajri, uji, gjuha, dhëmbët, veshët, sytë, duart, këmbët, zemra, mundësia e lëvizjes, etj etj, thuaj ndryshe e gjithë bota çka ka në të në shërbimin tënd!, dhe ende nuk gjen arsye që të falënderosh Allahun duke i’u përulur vetëm Atij. Nëse vetëm pak do ishim ndalur në një mirësi që Zoti na e ka dhënë, do të ishte e mjaftueshme për të kuptuar se ne Allahun duhet adhuruar. Vallë nëse posedon shikimin tënd, a e ndërron të shikuarit me një kodër ari, nëse dikush të thotë do të jap një kodër ari por vetëm nëse ti mi jep sytë e tu, a e kishe pranuar një kodër ari që të hupësh shikimin gjithë jetës, sigurisht se nuk kishe pranuar. PSE? Sigurisht kodra e arit me vlerë shumë të madhe, sytë shumë të vogla por në këtë rast më me vlerë sesa kodra e arit. Sepse nuk të nevojitet ari dhe pasuria nëse nuk e ke shikimin, nuk të nevojitet e gjithë bota dhe s’ka asnjë vlerë nëse të mungon shikimi, atëherë a e kuptuam vlerën e syve tanë, por pse nuk e pyesim vetën më shpesh kush na ka dhuruar shikimin tonë? ALL-LLAHU! Por pasi e kuptojmë se Ai na ka dhuruar shikimin, pse të mos ndalemi dhe të mendojmë se cilin duhet më shumë ta falënderojmë?.

Për një dhuratë të vogël falënderojmë njeriun sepse është pjesë e edukatës dhe duhet ta bëjmë çdoherë, por pse të mos e tregojmë të njëjtën me Allahun kur Ai na dhuroi diçka e cila ka vlerë më shumë se e gjithë bota dhe çka ka në të- shikimin ton etj etj. Andaj i respektuar lexues ndalu më shpesh dhe mendo rreth mirësive të Zotit që ti ka dhuruar, mendo dhe falëndero, sepse nëse falënderon – Allahu të mirat edhe më shumë i shtonë.

Shkruan: Musa BIBA

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *