• Tue. Apr 16th, 2024

Mos i dëgjoni çka flasin njerëzit!

Bylexopress

Mar 20, 2020

Një djalë i ri mjaft i pikëlluar kaloi pranë hoxhës së vjetër, të cilin hoxha e pyeti:

“Pse je i pikëlluar, o djalosh?”

Djaloshi u përgjigj:

“Hoxha im i dashur, desha të martohem me një vajzë, por kur kam pyetur për të, të gjithë më thonë se ajo nuk është për ty, është e keqe, e mbrapshtë, Zoti na ruajtë! O hoxhë, vajza është e bukur, por çka t’i bësh, nuk e kam nafakë.”

Hoxha e pyeti:

“O djalosh, a don ti që unë të të martoj me njërën nga vajzat e mia? E kam vetëm një kusht. Ai është: Që të pyesësh për vajzat e mia. Dhe, nëse dëgjon diçka të keqe, mos u marto!” – i tha hoxha dhe u nis për në shtëpi, kurse djaloshi shkoi poshtë tregut për të pyetur për vajzat e hoxhës.

Të nesërmen, djaloshi shkoi te hoxha në shtëpi, bukur e përshëndeti me selam, edhe atë edhe zonjën e tij.

Hoxha e pyeti:

“Çka po flasin njerëzit për fëmijët e mi, o djalosh?”

Djaloshi u përgjigj:

“O hoxhë i respektuar, kam turp të them, por pasi po më pyesësh po ta them. Ata në treg po thonë, një njeri aq i mirë dhe i ditur, kurse fëmijët t’i shohësh sa të prishur i ka, Zoti na ruajt. Edhe shumë gjëra të tjera të shëmtuara, o hoxhë.”

Hoxha, hmm, murmuriti pak, pasta tha:

“O biri im, unë dhe zonja ime jetojmë vetëm. Ajo, me caktimin e Allahut, kurrë nuk mund të mbetej shtatzënë. Ne nuk kemi fëmijë. Unë thjesht dehsa të të tregoj, që të mos i dëgjosh ato që thonë njerëzit. Kur dikë e qortojnë, e lëndojnë, ndërsa edhe kur dikë e lavdërojnë, e ekzagjerojnë.”

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *