- Ilaçi më i mirë për qetësimin e dhembjeve: “Prandaj, përgëzoji të duruarit”. Bekare 155.
- Nuk e qetëson zemrën e lodhur asgjë më shumë se dëgjimi i fjalëve të Allahut: “Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër”. Talak 1.
- Nëse të ngushtohen çështjet dije se lehtësimi është shumë afër!
- Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kujt i janë shtuar brengat dhe mërzitë, le të shton fjalën: La haule ve la kuv-vete il-la bil-lah (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut).
- Gjatë kohës kur ndjen dhembje ji i bindur në mëshirën e Allahut.
- Nëpërmjet fatkeqësive dhe belave njerëzve të mirë u ngritën pozitat dhe u shtohen shpërblimet.
- Dyert e qiejve janë të gjëra dhe çelësi i tyre është duaja!!
- Përmendja e Allahut, e kënaq të Gjithëmëshirshmin, dhe njeriun e bën të lumtur, dhe i largon brengat, dhe e mbush Peshoren!!
- Të larguarit nga Allahu është vdekje për zemrën!
- Mos u mërzit për dynjanë dhe çfarë ka në të, të gjithë ne jemi mysafir në tokën e saj!!
- Besimtari është si gjethi i gjelbër, nuk bie sado që ta godasin stuhitë e forta!!
- Nëse namazi nuk është i pari nga prioritetet, atëherë sa jetë e keqe që është ajo!
- Nëse largohesh nga namazi, dije se rehatia dhe bereqeti, vetëm se janë larguar nga jeta jote!!
- Zemrat që janë larg Allahut nuk rehatohen!!
- Kur ballafaqohesh me ndonjë bela, rikujtoji tri; se ajo është e përkohshme, dhe se ajo është përcaktim i Allahut, dhe se ajo do të dhuron shpërblime nëse bën sabër!!
- Gjërat e bukura; gjithmonë fshihen pas vështirësive me qëllim që Allahu ta befason durimin tonë me dhuntitë e Tij të shumta!
- Zoti im! Bëje fillimin e ditës sime mirësi, dhe mesin e saj sukses, dhe fundin e saj shpëtim. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti, nga dita që fillimi i saj është frikë, dhe mesi i saj demoralizim, dhe fundi i saj dhimbje!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU