• Fri. Apr 19th, 2024

Muhammedi alejhi selam tha: Do të vie një person i cili është nga banorët e Parajsës

Bylexopress

Feb 2, 2021

Një ditë, teksa profeti Muhamed a.s ishte duke biseduar ulur me shokët e tij, e ndërpret bisedën dhe u thotë: ”Pas pak, do të vijë një person i cili është nga banorët e parajsës.Nuk kaloi shumë dhe ne pamë një person te cilit i kullonte fytyrës, uji me të cilin ishte pastruar. Të njëjtat fjalë të Profetit a.s u përsëriten edhe dy ditët e ardhshme dhe gjithmonë, shfaqej po i njëjti person.Ditën e tretë, i vihet pas njëri nga shokët e Profetit a.s dhe i thotë: ”O filan! Për shkak të një zënke në familje, jam betuar se nuk do të hyj në shtëpi për tre ditë.

A me lejon të flej tek ti këto tre netë?” Ai pranoi dhe kështu personi në fjalë, qëndroi tre netë në shtëpinë e tij. Këtë, ai e bëri për të hetuar ndonjë vepër të madhe dhe të mirë që bënte natën, e cila e kishte shënuar nga banorët e parajsës që në këtë botë.Por, ai u befasua kur pa se ai nuk bënte asgjë më shumë sesa bëjnë dhe besimtarët e tjerë, lutej dhe flinte gjum deri të nesërmen në mëngjes.Ditën e tretë, i zhgënjyer paksa guxoi dhe e pyeti: ”O filan! Në fakt, nuk jam zënë me familjarët, por erdha që të hetoj për ndonjë punë të mirë që mund të veproje natën.Ne e dëgjuam tre ditë rresht Profetin a.s, teksa na thoshte se tani do të vijë një nga banorët e parajsës. Ai që vinte ishe ti. A s’më thua, çfarë pune të mirë bën, që ke fituar një gradë të tillë që në këtë botë?”

Burri buzëqeshi dhe iu përgjigj: ”Në fakt, nuk është se bëj ndonjë gjë të madhe. Edhe ti vetë e konstatove se nuk ka ndonjë sekret madhor këtu.Ndoshta mund të jetë diçka që e kam vetëm me veten dhe Zotin. Sa herë që shtrihem për të fjetur, e zbraz zemrën nga mëritë, inatet, urrejtja, mllefi, xhelozia dhe smira për të tjerët. Ua bëj hallall të gjithëve atyre që më kanë hyrë në hak dhe më kanë lënduar.”Zot i madh na ndihmo ti pastrojmë zemrat dhe shpirtrat tanë nga urrejtja, smira, dashakeqësia! Zot na i mbush zemrat me dashuri, dhembshuri, altruizëm, bujari, pasion për të mirën. Amin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *