• Thu. Apr 25th, 2024

Na furnizo me te mira sic furnizon zogjte e korbit

Bylexopress

Apr 3, 2020

Një burrë i moshuar dhe i lodhur nga vuajtjet e jetës jetonte i vetëm. Të gjithë njerëzit habiteshin dhe thonin me vete: ”Vallë si ushqehet dhe si jeton?!” Ai i dëgjonte dhe duke qeshur thoshte: ”O Zot! Më furnizo me ushqim, ashtu siç furnizon zogjtë e korbit!”

Sa herë që dëgjonte keqardhjet e njerëzve, i moshuari përsëriste këtë lutje. Zogjtë e korbit, kanë një karakteristikë e cila nuk gjendet tek asnjë zog tjetër. Kur zogjtë e korbit dalin nga vezët, janë pa pupla. Me t’i parë në atë gjendje, prindërit e tyre i braktisin pasi u duken si zogj të huaj.

Zogjtë, duke mos patur mundësi të fluturojnë, nuk kanë mundësi të ushqehen dhe mund të ngordhin nga uria. Por Zoti nuk braktis askënd. Nga trupi i zogjve të sapolindur, del një aromë e cila është tërheqëse për një lloj krimbi.

Me të ndjerë këtë aromë, krimbat fillojnë të afrohen tek foleja ku ndodhen zogjtë. Kështu, ata kthehen në burim ushqimi për zogjtë e braktisur. Me të filluar t’u dalin puplat dhe t’u ndryshojë ngjyra në të zezë, prindërit kthehen përsëri dhe e habitshme është se krimbat tashmë fillojnë të largohen dhe fshihen. O Zot! Na furnizo me ushqim, ashtu siç furnizon zogjtë e korbit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *