• Thu. Apr 25th, 2024

Namazi…Namazi “Kërkoni ndihme me durim e namaz”(Kur’an)

Bylexopress

Apr 6, 2020

Kur te godet frika dhe të të kaloje mërzia dhe kur pikëllimi te mbërthejë për qafe, ngritu menjëherë për në namaz, që shpirti yt te kthehet te ti dhe të qetësohet. Vërtet namazi me lejen e All-llahut është garancë qe çrrënjosë ngulitjet e pikëllimeve dhe dëshpërimeve dhe largon traumat.

Pejgamberin alejhis-selam kur e mundonte diçka thonte “Na qetëso me namaz o Bilal”, namazi ishte kënaqësia, lumturia dhe pushimi i tij. Kam lexuar biografinë e disa njerëzve te spikatur te cilët kur ngushtoheshin nga telashet e problemet dhe kur belatë i kaplonin, strehonin ne namaz te përulur qe me pastaj t’u kthehej fuqia, dëshira dhe ambiciet e tyre. Namazi i frikës është bere obligim qe te kryhet ne çastet e frikës, atë dite kur te fluturojnë kafkat e kokave, atëherë kur shpirtrat t’u ekspozohen tehave të shpatave… ku ja, namazi i frikës behet përforcimi dhe qetësimi me i madh. Gjenerata te cilës i janë ashpërsuar sëmundjet shpirtërore duhet qe te njoftohet me xhaminë, ta përulin ballin e tyre, qe se pari ta fitojnë kënaqësinë e Zotit te tyre e pastaj edhe qe t’i shpëtojnë vetët e tyre nga ky dënim i vazhdueshëm e i rende ose përndryshe lotët do t’i djegin epiket e tyre, mërzia e traumat do t’i shkatërrojnë nervat e tyre e pranë tyre nuk ka ndonjë fuqi qe do t’u ndihmoje me qetësim e siguri përveç namazit.

Prej begative me madhështore sikur ta dinim janë këto pese namazet, çdo dite e nate, qe shlyejnë mëkatet tona, i ngritin shkallet tona te Zoti ynë, e pastaj ato janë ilaç madhështor për fatkeqësitë tona dhe po ashtu ilaç efikas për sëmundjet tona, derdhin ne ndërgjegjiet tona sasi te pasteta te bindjes dhe mbushin gjokset tone me kënaqësi. E sa u përket atyre qe u larguan nga xhamia dhe braktisen namazin, brenge përmbi brenge, pikëllim përmbi pikëllim dhe fat i keq: “Te shkatërruar janë dhe ua ka humbur veprat e tyre”(Kur’an).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *