Ndërtimi i Shtëpisë së Shenjtë (Qabes) dhe ndodhia e gjykimit

Kur Muhamedi (s.a.u.s.) ishte në moshën 35 vjeç, ndodhi një furtunë e madhe. Ajo i çau dhe i mbuloi muret e Qabes. Muret qenë dobësuar edhe më parë për shkak të një djegieje.

Kurejshët u detyruan që ta ndërtonin atë rishtaz. Ata vendosën që të përdornin pasuri të pastër në të. Nuk do të hynte në ndërtimin e Qabes asnjë lloj pasurie e grabitur, e ftuar nga prostitucjoni, e ftuar me kamatë ose me padrejtësi. Ata i trembeshin dënimit të Allahut në

shembjen e saj. U çua Uelid ibn Mugira dhe tha: “Allahu nuk i dënon rregulluesit.” Dhe nisi të shembë muret. E ndihmuan edhe të tjerët. U shembën muret dhe arritën te themelet e Ibrahimit. Pastaj filluan ndërtimin. Secilit fis i caktuan pjesën që do të ndërtonte.

Vetë kryetarët e fseve mbartnin gurë. Ndër ta, edhe i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) dhe xhaxhai i tij, Abbasi. Ndërtimin e Qabes e mori përsipër një ndërtues romak, që quhej Bakum. Meqënëse pasuria e pastër nuk u mjaftonte për ndërtimin e Qabes mbi themelet e Ibrahimit, lanë pa ndërtuar 6 kutë nga veriu. Në kufrin e 6 kutëve ndërtuan një mur të vogël për të treguar se është prej Qabes. Kjo pjesë njihet me emrin “Hixhër” dhe “Hatim”. Kur, ndërtimi arriti në vendin e Gurit të Zi, secili prej kryetarëve donte të ishte vetë i nderuari, duke vënë Gurin e Zi në vendin e tij. Ata flluan të grindeshin. Kështu vazhduan 4 ose 5 ditë.

Për pak grindja desh u kthye në një luftë të përgjakshme në Harem. Vetëm se Ebu Umejje ibn Mugire el Mahzumiu arriti ta kalojë situatën me urtësi. Ai ishte më i vjetri i kurejshëve. Ai propozoi që i pari që do të hynte në derën e xhamisë, të gjykonte. Të gjithë e pranuan dhe ranë në një mendje për këtë.

Ishte vendimi i Allahut që i pari që do të hynte në xhami pas vendimit të kurejshëve të ishte i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.). Posa e panë atë, kurejshët brohoritën dhe thanë: “Ky është i Besueshmi, ky është Muhamedi, ne jemi tëkënaqur me të.”

Kur ai arriti tek ata, i shpjeguan ngjarjen. Atëherë, i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) mori një velencë dhe e vuri Gurin e Zi në të. Pastaj urdhëroi secilin prej kryetarëve të kapë një cep të velencës dhe ta ngrinin atë të gjithë së bashku. Kur e afruan Gurin te vendi ku do të vihej, e mori në dorë i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) dhe e vendosi në vendin e vet. Kjo qe një zgjidhje e zgjuar dhe e arsyeshme e të gjithë u kënaqën me të.

Gurin e zi e ngritën nga toka një metër e gjysmë, ndërsa derën e Qabes e ngritën rreth 2 metra nga toka, me qëllim që të mos hynte askush tjetër aty përveç atij që donin ata.

Muret i ngritën tetëmbëdhjetë kutë, kurse më parë patën mbetur përgjysmë. Brenda Qabes bënë gjashtë shtylla në dy rreshta dhe tavanin e vunë në një lartësi prej pesëmbëdhjetë kutësh. Më parë, Qabja ka qenë pa tavan dhe pa kollona.
NEKTARI I XHENETIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *