• Fri. Apr 19th, 2024

Ndihma dhe risku na vijnë prej Allahut

Bylexopress

Apr 7, 2020

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, duke e komentuar ajetin Kuranor:

﴿ أَمَّنْ هَذَا الَّذِي هُوَ جُنْدٌ لَكُمْ يَنْصُرُكُمْ مِنْ دُونِ الرَّحْمَنِ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلاَّ فِيغُرُورٍ * أَمَّنْ هَذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ بَلْ لَجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ ﴾[الملك: 20، 21]

“Kush është ajo ushtri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie”. (El-Mulk: 20- 21).

Allahu, subhanehu ve teala, në këto ajete bashkoi mes ndihmës, fitores dhe riskut, furnizimit. Njeriu çdo herë ka nevojë për atë që ia largon dëmin duke e ndihmuar me ngadhënjim dhe që i sjell dobitë me furnizimin e tij, pra ka nevojë për ndihmëtar dhe furnizues. Vetëm Allahu, i Vetëm është Ai që ndihmon në mënyrë absolute dhe që furnizon, pasi që Ai është الرزَّاق ذو القوَّة المتين Furnizuesi dhe i Fuqishmi. Mençuria e plotë e besimtarit është njohja se kur e godet ndonjë e keqe nga Allahu s’ka kush e largon këtë të keqe prej tij askush tjetër përpos Allahut dhe se kur i vjen ndonjë furnizim me begati, vetëm prej Allahut i vjen.

Ai, subhanehu ve teala, është i Vetmi që i mjafton robit të Vet, e ndihmon, e furnizon dhe kujdeset për te.

Imam Ahmedi, rahimehullah, thotë: na rrëfen Abdurezaki, na lajmëron Mameri, i cili thotë: kam dëgjuar Vehbin duke thënë: Allahu, subhanehu ve teala, në disa libra të Tij të shpallura ka thënë:

“Pasha Krenarinë Time, ai që kapet për Mua edhe nëse qiejt me banorët e vet e toka me banorët e vet i bëjnë kurthe, Un i jap zgjidhje dhe rrugëdalje nga ajo situatë, kurse ai që nuk kapet për Mua, ia ndërpres ndihmën nga qielli dhe ia vithisi tokën nën këmbët e tija, e la në ajër dhe e lë ti mbështetet vetes së Tij. Duart i kam të plota për robërit e Mi, nëse ai më respekton i jap para se të kërkon prej Meje, i përgjigjem para se të më lutet, sepse Ia di nevojën që e ngarkon”.

Marrë nga: http://www.alukah.net/Fatawa_Counsels/0/36550/#ixzz1fzXjnQu6

Bekir HALIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *