“Nëse dëshironi ta zhdukni një popull, atëherë filloni me gjymtimin e kujtesës së tij historike”

Cordell Hull, Sekretari Amerikan i Shtetit nga viti 1933-1944, ka thënë:

“Nëse dëshironi ta zhdukni një popull, atëherë filloni ta gjymtoni kujtesën e tij historike, pastaj shtrembëroni dhe degradoni kulturën e tij, dhe bëjeni atë që ta adoptojë një kulturë, që nuk është kultura e tij, kurse më pas falsifikoni dhe shpikni një histori tjetër, që nuk është historia e tij, dhe mësojani atij atë histori të trilluar. Atëherë ai popull do të harrojë se kush është dhe kush ishte, dhe do të fshihen gjurmët e civilizimit të tij. Kështu që bota do ta harrojë atë popull dhe ai do të bëhet si popujt e zhdukur.”

Ne jemi shkatërruar, sepse punët e mëdha dhe të rëndësishme
ua dhamë njerëzve jo kompetent

Kur u pyetën pse është shkatërruar shteti Emevit, një nga anëtarët e dinastisë Emevite, është përgjigjur: “Shkaku i shkatërrimit tonë qëndron në faktin, se ne punët e vogla (minore) ua kemi dhënë njerëzve të rritur, kurse punët e mëdha, të cilat janë për njerëzit e rritur, për njerëzit e aftë, ua dhamë fëmijëve dhe njerëzve të paaftë, kështu që kostoja ishte jashtëzakonisht e shtrenjtë.

Ne, gjithashtu, dështuam edhe për shkak se u përpoqëm t’i afronim afër vetes armiqtë tanë të dëshmuar, duke dashur ta fitonim simpatinë dhe dashurinë e tyre, kurse i larguam nga vetja miqtë tanë të provuar, sepse ishim të sigurt për simpatinë e tyre, kështu që ne u shijuam tradhtinë nga të parët dhe humbjen e besimit nga të dytët.”

Sa shumë urtësi ka në histori, por, a do të marrim mësim?

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *