• Tue. Apr 16th, 2024

Nëse ti e lexon Ajetul-kursinë me sinqeritet lidhur me gjërat që t’i shkakton shejtani, atëherë ato gjëra do të asgjësohen

Bylexopress

Apr 7, 2020

Nëse ti e lexon Ajetul-kursinë me sinqeritet lidhur me gjërat që t’i shkakton shejtani, atëherë ato gjëra do të asgjësohen
Shejkhul Islam thotë në librin e tij “El-Furkan”:

“Nëse ti e lexon Ajetul-kursinë me sinqeritet lidhur me gjërat që t’i shkakton shejtani, atëherë ato gjëra do të asgjësohen, sepse teuhidi e largon shejtanin.”

Ngjashëm me këtë, thotë: “Kur ta lexojë njeriu me sinqeritet Ajetul-kursinë në çështjet në të cilat kanë dorë shejtanët, ai (Ajetul-kursija) i shkatërron ato.”

“E këndon Ajetul-kursinë me sinqeritet, e kur ta këndojë me sinqeritet largohen (shejtanët) apo fshihen.”

El-Furkan bejne eulijairr-rrahman ue eulijaish-shejtan fq. 146.

Burimi: “Argumentet e teuhidit në ajetul kursijj” i shejkh dr. Abdurrazzak ibn Abdulmuhsin el Abbad – Allahu e ruajtë!

All-llahu La Ilahe il-la huvel-Hajjul-Kajjumu, la te’hudhuhu sinetun ve la nevmun, lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfe’u indehu il-la bi idhnihi, ja’lemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum ve la juhitune bi shej’in min ilmihi il-la bima shae vesi’a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-Alijjul-Adhim (Pas çdo namazi farz)

Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja as gjumi, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç me lejen e Tij? Ai di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *