• Tue. Apr 23rd, 2024

Njeriu i dunjasë dhe njeriu i ahiretit

Bylexopress

Apr 15, 2020

Njerëzit i thonë tri gjëra, ndonëse me vepra i kundërshtojnë:

– Thonë: Ne jemi robër të All-llahut, ndërsa me veprat e tyre paraqiten sikur të ishin të pavarur, gjë që bie ndesh me fjalët e tyre.

– Thonë: All-llahu është Ai i cili jep nafakën, ndërsa, nga ana tjetër, zemrat e tyre nuk qetësohen përveçse me dunjallëk dhe me grumbullimin e mbetjeve të dunjasë, gjë që bie ndesh me fjalët e tyre;

– Thonë: Vdekja është e pashmangshme, ndërsa me veprat e tyre bëjnë sikur nuk do të vdesin asnjëherë.

Isa a.s. një ditë u tha shokëve të vet, havarijunëve:

“O ju nxënës të mi, jini të kënaqur me minimumin e dunjasë dhe me maksimumin e fesë, sikur që janë të kënaqur laikët me minimumin e fesë dhe me maksimumin e dunjasë.”

Hazreti Aliu ka thënë:

“Ka gjetur xhennetin dhe ka shpëtuar nga xhehennemi ai tek i cili gjenden këto gjashtë veti: Kush e njeh All-llahun dhe i bindet Atij, e njeh shajtanin dhe e kundërshton atë, e njeh të vërtetën dhe e ndjek atë, e njeh gënjeshtrën dhe frikësohet prej saj, e njeh rezikun e dunjasë dhe heq dorë prej tij, si dhe kush e njeh Ahiretin dhe ec rrugës së tij.”

Shpirti i njeriut është i tillë që, varësisht me se me çfarë joshet më shumë, andej edhe anon. Andaj, kujdes o njeri! Ruaje pastërtinë e shpirtit, duke e ruajtur pastërtinë e dunjasë dhe të fesë.

Përktheu: Mehas Alija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *