• Thu. Apr 25th, 2024

Nuk ka lumturi në oborr të huaj

Bylexopress

Apr 14, 2020

Kur e kishin uruar një njeri me atë thënien e të famshme: ‘Dhashtë Zoti, e lumturia të ndjektë gjithë jetën!’, ai kishte thënë: ‘Mua lumturia po më ndjek tërë jetën, por ende kurrë nuk po më arrin.’ Kush mendon se lumturia është në oborrin e dikujt tjetër, jo në veten e tij, ai kurrë nuk do të ndiejë se çka është lumturia e vërtetë.

Ai që është i lumtur brenda vetes tij, ai është i tillë kudo që të gjendet. Lumturia nuk është destinacion. Kush është i dashuruar dhe i lumtur, ai edhe në sallë është i lumtur.

Kjo është arsyeja pse Ibn Tejmije, në mënyrën më depërtuese në histori, ka thënë: “Asgjë mua nuk mund të më bëjnë dushmanët, kur në brendinë time e kam lumturinë dhe xhenetin. Nëse më dëbojnë, dëbimi për mua është turizëm, nëse më burgosin, burgosja për mua është itikaf, nëse më vrasin, vrasja për mua është shehidllëk im. Ata nuk mund të ma marrin atë që është brenda meje.”

Ai ishte aq i lumtur dhe rrezatues me energji pozitive, sa që shumë njerëz shkonin në burg dhe e vizitonin vetëm për ta parë, kurse shumë të sëmurë janë shëruar vetëm kur e kanë shikuar.

Nuk ka lumturi të vërtetë në dynja, sepse të gjitha arsyet për të cilat e lidhim zemrën tonë, herëdo kurdo do të zhduken dhe do të humben, prandaj lumturia e vërtetë është vetëm në ahiret, sepse ajo është lumturi e përjetshme. Në këtë botë mund të ketë vetëm jetë të bukur dhe të këndshme.

Një sundimtar e kishte ndërtuar një shtëpi aq të bukur sa që kishte kërkuar, kush do të mund t’i gjente ndonjë mangësi. Dhe askush nuk kishte guxuar t’i gjente mangësi, përveç një dijetari, i cili i kishte thënë: ‘Kjo shtëpi i ka dy mangësi, e para është se shtëpia nuk do të zgjasë përgjithmonë, herëdo kurdo do të shembet, kurse e dyta është, se pronari i saj do të vdesë.’

Një njeri i devotshëm, pasi e kishte ndërtuar shtëpinë, kishte shpërthyer në vaj, kështu që, kur e kishin pyetur pse po qanë? Ai kishte thënë: ‘Po të mos ishte vdekja unë do të isha gëzuar.”

Dynjaja çdo kënd e ka zhgënjyer në fund të jetës.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *