• Fri. Apr 19th, 2024

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Bylexopress

Nov 3, 2020

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës, Omeri (r.a.), i kërkoi Ebu Bekrit (r.a.), që ta largonte nga ai funksion. Ebu Bekri (r.a.), u befasua nga kjo kërkesë e Omerit (r.a.) dhe e pyeti:
‘O Omer, a mos je mërzitur ta bartësh këtë përgjegjësi, andaj po dëshiron të shpëtosh prej saj?’

Omeri (r.a.), u përgjigj:
‘Jo, por për diçka tjetër. Ja, kaloi një vit, kurse unë nuk kam pasur asnjë proces gjyqësor të muslimanëve para meje. Prandaj, nuk kam nevojë të jem gjykatës në një komunitet ku çdo besimtar i di të drejtat dhe detyrimet e veta dhe sillet me përgjegjësi.’

Pra, ajo ishte një shoqëri në të cilën njerëzit i besonin njëri-tjetrit, shoqëri në të cilën secili individ kërkonte t’i përmirësojë marrëdhëniet midis muslimanëve, shoqëri që i njihte detyrimet e saj dhe i përmbushte ato, gjithashtu i njihte edhe të drejtat e saj dhe i ushtronte ato, pa asnjë problem dhe pa nevojë për procedura dhe procese gjyqësore.

****
Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *