• Fri. Apr 19th, 2024

O guvernator, çka të ndihmon ty lutja ime e mirë…

Bylexopress

Apr 12, 2020

O guvernator, çka të ndihmon ty lutja ime e mirë, kur para derës tënde qëndrojnë mbi 200 njerëz,të cilët bëjnë lutje kundër teje!

Transmetohet se Bilal ibn Ebi Burde, guvernatori i Basrës, e përcolli një xhenaze, dhe vuri re një grup njerëzish, të cilët ishin mbledhur rreth një burri.

Ai pyeti: – Çfarë lloj tubimi është ai dhe kush është ai personi, rreth të cilit janë mbledhur njerëzit?  Ata i thanë: – Ai është Malik ibn Dinari, po ua kujton njerëzve vdekjen dhe takimin me Allahun.

Bilal ibn Ebi Burde i tha shërbëtorit të tij: – Shko thuaj Malikut, që pas varrimit, le të na bashkohet neve tek varri i të vdekurit!

Shërbëtori shkoi dhe ia përcolli Malikut mesazhin e guvernatorit, kurse Maliku i tha: – Unë nuk kam nevojë për guvernatorin, nëse ai ka ndonjë nevojë për mua, le të vijë ai tek unë!

Pas varrimit, Bilal ibn Ebi Burde bashkë me përcjellësit e tij, shkuan te Malik ibn Dinari dhe u ulën për ta dëgjuar ligjëratën. Kur Malik ibn Dinari e pa guvernatorin, heshti derisa guvernatori i tha: – O Ebu Jahja, na kujto!

Maliku i tha: – Ti nuk ke harruar ndonjë gjë që unë duhet të ta kujtoj.

Meqë rast, guvernatori tha:  – Atëherë, na thuaj diçka mësimore!, duke aluduar për vdekjen dhe xhenazen që sapo e kishin falë.

Malik ibn Dinari tha: – Për këtë, mund të them diçka. Para teje na erdhi një guvernator në Basra, pastaj ai vdiq dhe ne e varrosëm në këto varreza, kurse pas tij vdiq një njeri i zi (nga Abisinia) dhe ne e varrosëm pranë guvernatorit. Betohem në Allahun, unë nuk e di se cili nga ata të dy është më mirë tek Allahu!

Pastaj, Bilal ibn Ebi Burde, tha: – O Ebu Jahja, a e din ti se pse je kaq dinjitoz dhe i guximshëm ndaj nesh, dhe pse ne të lamë të qetë (nuk ishe në pamëshirën e sunduesit)? Sepse ti kurrë nuk more asnjë dërhem nga ne. Nëse do të ishe ushqyer me paratë e guvernatorit dhe sundimtarit, kurrë nuk do të kishe guxuar të na drejtohesh në këtë mënyrë!

Një ditë, Malik ibn Dinari shkon te guvernatori Bilal ibn Ebi Burde, dhe guvernatori i thotë: – O Ebu Jahja, bëje një lutje të mirë tek Allahu për mua!

Kurse Maliku i jep këtë përgjigje të famshme: – O guvernator, çka të ndihmon ty lutja ime e mirë, kur para derës tënde qëndrojnë mbi 200 njerëz, të cilët bëjnë lutje kundër teje!  Përkthim:

Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *