O i Dërguari i Allahut, më ka goditur skamja dhe nuk kam asgjë për të ngrënë!

– Një njeri erdhi te Pejgamberi (savs), dhe iu ankua duke i thënë:

– O i Dërguari i Allahut, më ka goditur skamja dhe nuk kam asgjë për të ngrënë! – dhe Pejgamberi (savs), së pari e dërgon dikë te familja e tij për të pyetur a kanë diçka nga ushqimi për t’i dhënë këtij njeriu, por tek ata nuk kishte asgjë, kështu që Pejgamberi (savs), u tha shokëve të tij:
– A ka dikush që sonte e merr musafir këtë njeri, Allahu e mëshiroftë.

Atëherë u ngrit Ebu Talha (r.a.) dhe tha: – Unë do ta marr, o i Dërguari i Allahut.

Pastaj shkoi në shtëpi dhe i tha gruas së tij: – Ky është musafiri i Pejgamberit (savs), andaj duhet ta gostitim dhe nuk guxojmë me asgjë ta nënvleftësojmë!

– Pasha Allahun, ne kemi ushqim vetëm sa për fëmijët tonë! – u përgjigj gruaja e tij, por Ebu Talha (r.a.) i propozon gruas tij që ta vonojë përgatitjen e ushqimit, në mënyrë që fëmijët t’i zë gjumi nga lodhja.

Dhe ashtu ndodhi, fëmijët i zuri gjumi, por problemi ishte se nëse i japin musafirit ushqim, atëherë ata vetë nuk kanë asgjë për të ngrënë, kurse musafiri mund ta ketë vështirë që të ha i vetëm, ndërsa nikoqiri nuk ka asgjë. Mirëpo, ata ranë dakord që ta fikin qiriun, musafirin ta shërbejnë me ushqim, kurse për vete t’i marrin enët bosh duke pretenduar se edhe ata po hanë, ndërkaq musafiri në fakt as që e dinte se ata nuk kanë ushqim për vete. Kështu që atë natë ata fjetën të uritur.

Të nesërmen Pejgamberi (savs), duke buzëqeshur e takoi Ebu Talha-n (r.a.) dhe i tha atij se Allahu i Madhërishëm e kishte njoftuar për sjelljen e tyre të bukur me musafirin, dhe se Allahu i Madhërishëm është i kënaqur me ta, dhe lidhje me ta i është shpallur ky ajet:

/… Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. …/ (el-Hashr, 9) (Hadithi nga Imam Buhariu)

Përshtati: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *