• Fri. Apr 19th, 2024

Oj grua, dua t’i thërras prindërit e mi për drekë !

Bylexopress

Apr 11, 2020

Burri i tha gruas së tij: “Po më mungojnë prindërit e mi, vëllezërit e mi dhe fëmijët e tyre, nuk i kam parë për një kohë të gjatë, dua t’i ftoj nesër për drekë te ne.”

Gruaja pa vullnet i tha: “Inshallah!”

Të nesërmen në mëngjes, burri shkoi në punë, por u kthye në shtëpi diçka më herët se zakonisht dhe ai i tha gruas së tij: “Prindërit e mi do të vijnë për një orë, ku është ushqimi?”

Ajo u përgjigj: “Jo, unë nuk kam përgatitur asgjë, sepse ata janë prindërit e tu, nuk janë ‘të huaj’ dhe mund të hanë atë që ka në shtëpi!”

Burri me atë rast i tha: “Allahu të faltë, pse nuk the dje se nuk do të përgatisësh asgjë, kurse tash, ata për një orë do të jenë këtu !?”

Gruaja tha: “Thirri ata, kërkoju falje dhe thuaju që të mos vijnë… ata nuk janë të huaj (musafirë), por janë prindërit e tu.”

Burri doli nga shtëpia, i pikëlluar dhe i menduar.

Pas një kohe të shkurtër, cingëroi zilja në derën e hyrjes së shtëpisë, gruaja e hapi derën dhe u habit kur i pa prindërit e saj, vëllezërit e saj dhe fëmijët e tyre.

Babai i saj e pyeti: “Ku është burri yt?”

Ajo u përgjigj: “Ai doli pak më parë.”

Babai i saj u shpreh i irrituar: “Por burri yt dje na ftoi neve për drekë, kurse tani ai nuk është këtu!”

Gruaja u nervozua, e thirri burrin dhe e pyeti me zemërim: “Pse ti nuk më the që i ke thirrur prindërit e mi për drekë?”

Ai iu përgjigj me një ton të qetë: “Prindërit e mi janë prindërit e tu, dhe prindërit e tu janë prindërit e mi, për mua nuk ka dallim mes tyre…”

Gruaja e ndërpreu me inat: “Të lutem shko në ndonjë restorant luksoz dhe sillu ushqimin më të mirë, sepse në shtëpi nuk ka asgjë që mund t’ju ofrojë atyre.”

Burri u përgjigj i relaksuar: “Unë tani jam shumë larg nga shtëpia, ata janë prindërit e tu, nuk janë ‘të huaj’, mund t’ju ofrosh atë që ke menduar t’ua japësh prindërve të mi për drekë.”

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *