• Sat. Apr 20th, 2024

Palma, pema që i ngjason muslimanit

Bylexopress

Nov 5, 2020

Përse Pejgamberi (s.a.v.s.) bën krahasimin në mes të muslimanit dhe drurit të palmës?

Sepse:

– Palma është gjithmonë e gjelbër (e bukur), pra edhe në stinën e dimrit.
– Bën hije të përhershme.
– Fruti i saj (hurma) është i dobishëm dhe hahet kur është i freskët, i thatë, i konservuar, bile edhe kur është i papjekur. Shkurt, për produktin e drurit të palmës thuhet se është i ushqyeshëm, ilaç, ushqim, ëmbëlsirë, pije dhe frut.
– Trungu dhe degët e palmës përdoren në ndërtimtari, për punimin e hasrave, koshave, enëve, tavolinave etj.
– Fijet e drurit të palmës përdoren në prodhimin e litarëve dhe shërbejnë për punimin e dyshekëve dhe jastekëve për nevoja shtëpiake, ndërsa bërthamat e hurmave janë të dobishme si ushqim për devetë si dhe për preparate mjekësore dhe përdoret si pluhur i bluar për sy.
– Bukuria e drurit të palmës në tërësi, kalaveshët e hurmës, pamja e freskët dhe dobitë e shumta krijojnë kënaqësi si për zemrën, ashtu edhe për lumturinë e njeriut.

Prandaj edhe muslimani i vërtetë duhet të jetë sikurse palma, i ëmbël, i bukur, i këndshëm, produktiv dhe i dobishëm për të gjithë.

Përgatiti: Enes Koshi

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *