• Sat. Apr 20th, 2024

“Pasha Allahun, po mos të ishe ti (dhe ata sikur ti), as ata (sundimtarët) nuk do të bënin zullum!”

Bylexopress

Apr 13, 2020

Shejhul Islam Ibn Tejmije ka qenë burgosur në një kala në Damask. Një herë erdhi tek ai ekzekutuesi (xhelati) i tij dhe i tha: “O shejh, më fal, por unë jam urdhëruar për torturimin tënd!”

Ibn Tejmije i thotë: “Pasha Allahun, po mos të ishe ti (dhe ata sikur ti), as ata (sundimtarët) nuk do të bënin zullum!

Transmetohet se drejtori i burgut në të cilin ishte i burgosur Ahmed ibn Hanbeli (r.h.), e kishte pyetur Imam Ahmedin: “A janë të vërteta (autentike) hadithet, të cilat flasin për ndihmësit e zullumqarëve dhe tiranëve?”

 “Po, janë të vërteta” – i përgjigjet Ahmed ibn Hanbeli.

Atëherë drejtori i burgut e pyeti: “Po unë, a jam ndihmësi i zullumqarit?”

Ahmed ibn Hanbeli përgjigjet: “Jo, ti nuk je ndihmësi i zullumqarëve dhe tiranëve. Ndihmuesit e zullumqarëve janë ata që ty t’i qepin rrobat, ta gatuajnë ushqimin dhe të ndihmojnë ta bëni këtë dhe atë. Ndërsa sa të përket ty, ti vetë je zullumqar dhe tiran.”

Ibn Tejmije (r.h.), ka thënë: “Shumë dijetarë nga brezat e parë kanë thënë se ndihmës të zullumqarëve konsiderohen edhe ata që zullumqarit ia japin letrën dhe lapsin, si dhe ata që ua lajnë rrobat.”

Allahu i Lartësuar ka shpallë: “Dhe, mos anoni kah ata që bëjnë zullum, meqë do t’u përcëlloj zjarri. Ju nuk keni mbrojtës tjetër përveç Allahut, dhe nuk do të jeni të ndihmuar.”  (Hud, 113)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *