• Fri. Apr 19th, 2024

Pasojat e mëkatit janë ndarjet dhe përçarjet

Bylexopress

Apr 12, 2020

Ndarjet dhe përçarjet janë dënimi më i madh për muslimanët kur ata largohen nga Islami dhe jepen pas mëkateve, veseve dhe padrejtësive.

Allahu i Plotfuqishëm në Kuran thotë:

“Thuaj: ‘Ai është i fuqishëm t’ju ndëshkojë prej së larti ose nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe, e njëri-tjetrit t’ia tregoni fuqinë (në luftë në mes veti). Shih si ua shpjegojmë Na dokumentet, që të kuptojnë ata!” (el-En’am, 65)

Allahu i Plotfuqishëm thotë se ndëshkimin për mëkatet dhe zullumin do ta dërgojë:

“Prej së larti”, në formën e stuhive, erërave të forta, furtunave, përmbytjeve etj.

“Ose nën këmbët tuaja”, në formën e tërmeteve, rrëshqitjeve etj.

“Ose do t’ju ndajë në grupe”, sepse ajo është forma më e madhe dhe më e rëndë e ndëshkimit, pasiqë ndarjet dhe përçarjet çojnë në shkatërrimin dhe zhdukjen e njerëzve.

Ibn Kethiri (r.h.) thotë se fjalët e Allahut të Plotfuqishëm: … ose do t’ju ndajë në grupe” do të thotë: që t’ju ndajë në grupe dhe parti të cilat do ta kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Allahu na ruajtë nga ndarjet dhe na forcoftë në unitet dhe harmoni në rrugën e drejtë. Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *