• Wed. Apr 24th, 2024

Për gjithçka nijeti është gjëja më e rëndësishme

Bylexopress

Nov 5, 2020

1. DY DERVISHË DHE NJË BUKUROSHE

Dy dervishë po shëtisnin përgjatë bregut të lumit, kur papritmas e takojnë një grua të panjohur me pamje të bukur, e cila po përpiqej ta kalonte lumin, por nuk po mundej. Dervishi i moshuar iu afrua gruas, e mori në krah dhe e çoi në anën tjetër të bregut.

Dervishi i ri, nuk po mund të vinte në vete, sepse e di që gruaja e huaj nuk guxohet as të preket, e lëre më të merret në krah.

Pas një heshtjeje të gjatë, dervishi i moshuar tha: ‘Dëgjo, unë e barta gruan dhe e lashë, kurse ti akoma je duke e bartur atë!’

*****

2. DY SHOKË ME PRIRJE TË NDRYSHME

Kishin qenë dy shokë dhe ishin dakorduar që njëri të shkonte në teqe kurse tjetri në shtëpi publike. Ky që shkoi në teqe u pendua pse nuk shkoi në shtëpi publike dhe të kënaqej duke bërë zina, ndërsa ky tjetri, që shkoi në shtëpi publike, edhe ky u pendua që kishte mëkatuar dhe e kishte zili shokun e tij i cili shkoi në teqe, duke menduar se ai po kënaqej me dhikër dhe pastërti të shpirtit. Ndoshta më i keq është ai që ishte në teqe.

Secila tenxhere (enë) lëshon erë sipas asaj që ka brenda saj.

Përshtati: Miftar Ajdini

Akos.ba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *