Për suksesin tonë, le ta falenderojmë së pari Allahun, pastaj nënën tonë!

Në këtë artikull, po i sjellim disa këshilla se si të bëjmë bamirësi për nënat tona …

– Të zgjedhim nga një dhuratë të përshtatshme për çdo rast, dhe t’ia paraqesim në mënyrë të bukur, ashtu që ajo ta pranojë.

– T’i zgjedhim me kujdes fjalët e përshtatshme kur të flasim me nënën tonë, që mos ta lëndojmë; dhe mos ta flasim asnjë fjalë apo shprehje mosrespekti.

– Ta thërrasim çdo ditë kur të jemi jashtë vendit, qoftë edhe për disa sekonda, sepse ky është burimi i lumturisë së saj. Ta Lehtësojmë, t’ia bëjmë më të lehta dhe më të vogla brengat e saj dhe t’ia largojmë pikëllimin.

– Të përpiqemi që ta vizitojmë çdo ditë nëse jetojmë në të njëjtin qytet, dhe mos të lejojmë që argëtimi i jetës së përditshme të na largojë nga vizita e saj.

– Ta puthim në ballë ose në dorë kur e takojmë, sepse ajo është mënyrë e mrekullueshme për ta bërë atë të lumtur, njëherit ajo është edhe mënyrë e mrekullueshme për të treguar mirënjohje ndaj saj.

– Tërë suksesin tonë në jetë t’ia atribuojmë Allahut të Plotfuqishëm, pastaj nënës sonë, sepse kjo do ta bëjë atë të lumtur dhe ajo do të bëhet krenare me ne.

– Mos të debatojmë me të, edhe nëse kemi të drejtë; të përpiqemi ta përdorim mënyrën më të butë për ta shprehur mesazhin tonë, ose mendimin tonë nëse për të kemi interesim të vërtetë; por nëse flasim vetëm për ta vërtetuar se kemi të drejtë, atëherë le të heqim dorë.

Përshtati: Miftar Ajdini

Akos.ba; Nedim Botić

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *