• Sat. Apr 20th, 2024

Përse Allahu i Lartësuar e krahasoi dynjanë me ujin? Do të mahnitesh nga ky shembull

Bylexopress

Dec 25, 2020

“Dhe sillu atyre shembullin e jetës së kësaj bote, ajo është si një ujë që e zbritëm nga qielli, pastaj prej tij u përzien bimët e tokës, pastaj u bë i thatë (i shkërmoqur) të cilin e shpërndajnë erërat, dhe Allahu është i Plotëfuqishëm për gjithçka.”(Kehf: 45)Së pari:është quajtu “الحياة الدنيا”:‘jeta e afërt’sepse është më afër njeriut se bota tjetër, dhe ‘jeta e ulët’për shkak se është e ulët dhe e pavlerë tek Allahu në krahasim me jetën tjetër, pra mos u vr’itni për të.Së dyti: përmendi ujin i cili është burimi i jetës, e pasi ai largohet prej njeriut ai thahet, njësoj si bima, e bëhet pluhur që e shpërndajnë erërat. Por e mbylli ajetin me fjalët: Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka, për të treguar se Ai është i plotfuqishëm edhe ta rimbledhë e ta rikrijojë atë pasi u shpërnda.Së treti: ashtu siç përzihen bimët me njëra-tjetrën kur bie shiu dhe gëlon jeta bimore, ashtu edhe njerëzit shtohen, përzihen, lëvizin nëpër tokë dhe e gjallërojnë atë. Dhe ashtu si bima që përfundon në kashtë e thatë, e palëvizshme, ashtu është edhe përfundimi i jetës njerëzore në tokë.Së katërti: (shiko: Tefsirul Kurtubij)

Kanë thënë të mençurit: E krahasoi jetën me ujin për 5 arsye:1. Sepse uji nuk qëndron në një vend, po ashtu edhe dynjaja nuk mbetet për askënd.2.Sepse uji nuk qëndron në një gjendje, po ashtu edhe dynjaja, nuk qëndron në një gjendje për askënd: një ditë shëndet, një ditë sëm’undje, një ditë pasuri, një ditë varfëri, një ditë i lumtur, një ditë i trishtuar, një ditë i gjallë, tjetrën i vd’ekur. “Ato ditë i rrotullojmë mes njerëzve”3. Sepse askush nuk mund të hyjë në ujë e të dalë pa u lagur, po ashtu edhe dynjaja, askush nuk hyn dot në të e të shpëtojë nga sprovat e saj.4. Sepse uji nuk mbetet (avullon) ikën, po ashtu edhe dynjaja.5. Sepse uji kur është me masë është i dobishëm ndërsa kur është me tepri shka’tërron (përmbytjet). Po ashtu edhe dynjaja, e pakta prej saj është e mjaftueshme, ndërsa e shumta prej saj të shka’tërron. “Sikur Allahu tua zgjeronte rizkun robërve të Tij, ata do ta kishin tepruar në tokë, por Ai zbret me masë aq sa dëshiron, me të vërtetë Ai është i Mirinformuar mbi robërit e Tij, i shikon gjendjet e tyre” (Shura: 27)

Të jep me masë aq sa të duhet, për të të ruajtur jo se nuk të do, Ai të njeh ty më mirë se ti veten tënde, dhe shikon përfundimin tënd ashtu siç shikon ti të sotmen.Ka ardhur tek “I sakti i Muslimit” hadithi: “Ka shpëtuar, ka arritur sukses ai që është bërë musliman, që është furnizuar aq sa i mjafton, dhe Allahu e ka bërë të kënaqet me atë që i ka dhënë”.Së pesti: Bimët, gjelbërimi e kënaqin syrin, po ashtu edhe kjo botë të kënaq me pamjen e saj të bukur, por edhe ajo si bimët thahet dhe zhduket, prandaj mos u mashtro me tëFalënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Mbi Profetin qofta paqja dhe lavdërimi i Tij.Emin Bilali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *