• Thu. Apr 25th, 2024

Përse këndohen 3 suret e fundit të Kuranit për mbrojtje apo për shërim?

Bylexopress

Apr 11, 2020

Përse këndohen 3 suret e fundit të Kuranit për mbrojtje apo për shërim?

“(1) Sureja ‘Ikhlas’ përmban kulmin e njësimit në aspektin e diturisë dhe të besimit, dhe pohimin e njëshmërisë së Allahut, e cila nënkupton mohimin e çdo ortaku prej Tij…

(2) Ndërsa dy mbrojtëset (Felek, Nas) të ruajnë nga çdo gjë e keqe në mënyrë të përgjithshme dhe të detajuar (e madhe apo e vogël). Sepse kërkimi i mbrojtjes nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar përfshin çdo të keqe prej së cilës njerëzit ruhen, qoftë ajo e keqe trupore apo shpirtërore.

(3) Ndërsa surja e dytë (Nas) përfshin kërkimin e mbrojtjes nga e keqja e shejtanëve prej njerëzve apo prej xhinëve.
Kështu këto dy sure kanë përmbledhur kërkimin e mbrotjes nga çdo e keqe, dhe ato janë madhështore për mbrojtjen e njeriut nga çdo e keqe përpara se të ndodhë. Prandaj Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e porositi Ukbeh ibn Amir-in që t’i lexojë ato pas çdo namazi.”

Ibnul Kajjim “Et tibbun nebeuij” (4/180)

Emin Bilali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *