• Thu. Apr 25th, 2024

Pesë llojetë namazfalësve

Bylexopress

Nov 6, 2020

Ibnul-Kajjim el-Xhevzij ka thënë: “Janë 5 (pesë) lloje të namazfalësve:

1. Ai i cili e fal namazin por vetvetes i bën zullum, sepse nuk i kushton rëndësi as abdesit as namazit, as kohës së tij dhe as rukneve të tij;

2. Ai i cili kujdeset për formën e abdesit dhe namazit, mirëpo nuk lufton kundër vesveseve të shejtanit dhe mendimeve të ndryshme të cilat i vijnë gjatë namazit, madjeplotësisht u dorëzohet këtyre mendimeve;

3. Ai i cili kujdeset për formën e namazit dhe lufton kundër vesveseve të shejtanit dhe mendimeve që i vijnë, dhe është aq i preokupuar me luftë që shejtani i mallkuar të mos i “vjedh” diçka nga namazi, sa që njëkohësisht ai është edhe në namaz edhe në xhihad;

4. Ai i cili kur ngritet për tu falë, i përmbush të gjitha kushtet, kujdeset për ruknet e namazit dhe zemrën e tij plotësisht ia dorëzon Allahut të Plotëfuqishëm gjatë namazit;

5. Ai, namazi i të cilit i ka të gjitha karakteristikat e grupit të katërt, por përveç kësaj, ai e ka edhe një veçori dhe vlerë shtesë. Ai thjesht e vendos zemrën e tij para Zotit të vet, plotësisht i vetëdijshëm se Allahu i Plotfuqishëm e sheh dhe e dëgjon, dhe e adhuron Allahun me namaz, sikurse është duke e parë Atë.

– Grupi i parë, e meriton ndëshkimin për shkak të qëndrimit neglizhent ndaj namazit,
– grupi i dytë e meriton llogaritjen,
– grupi i tretië e meriton faljen e mëkateve,
– grupi i katërte meriton faljen e mëkateve dhe shpërblimin, kurse
– grupi i pestë, përveç faljes së mëkateve dhe shpërblimit, e meriton edhe afërsinë e Zotit të botëve, sepse atyre ju takon pjesënë shpërblimin e atyre që në namaz ndiejnë gëzimin më të madh. Kështu që, për ata qënë namaz e ndiejnëgëzimin më të madh në këtë botë, afërsia e Allahut të Plotfuqishëm,do të jetë gëzimi i tyre më i madh në botën tjetër.

//Mevaidhu dham’an li durusi zeman//

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *