• Tue. Apr 16th, 2024

PËSHPËRITJA QË E BËRI MJEKUN TË QAJË

Bylexopress

Jan 16, 2021

Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut. Pasi u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, pastaj u kthye që të rreshtohet në saf, mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije. Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital. Mjeku El Xhubejr, i cili mori përsipër rastin e tij, thotë: “E kanë sjellë këtë djalosh duke e mbartur si të ishte i v’d’e’k’u’r.

Pas kontrollit që i bëra, pashë se ishte goditur nga një sulm në zemër, që sikur ta godiste devenë, do ta linte të v’d’e’k’u’r. Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës. Shpejtuam që t’i riaktivizonim të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut. Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit, kurse unë vrapova t’i sillja disa barna për ta shëruar. Pasi u ktheva, pashë se djaloshi kishte kapur dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh.

Papritmas ai e lëshoi dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: “Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue Resuluhu (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij).
E përsëriti këtë fjalë disa herë. Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen, kurse ne tentonim t’i shpëtonim jetën, mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte. Djaloshi vdiq.

Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante, aq sa nuk mundi të qëndronte në këmbë. U çuditëm dhe i thamë: -Pse po qan?! Nuk është e para herë që sheh njerëz duke v’d’e’k’u’r… Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët.

Pasi u qetësua, e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh.
Mjeku u përgjigj: -Djaloshi, pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të shpejtojnë, e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha:

“O mjek, thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten. Unë po v’d’e’s dhe nuk ka shpëtim. Vallahi, unë që tani po e shoh vendbanimin tim në xhenet!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *