• Fri. Apr 19th, 2024

Pozita e Pejgamberit a.s. e përshkruar në dy hadithe

Bylexopress

Nov 5, 2020

POZITA E PROFETIT MUHAMMED (paqja e Zotit qoftë mbi të) E PËRSHKRUAR NË DY HADITHE

1. Transmeton Enes ibn Maliku, r.a., se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:

– Unë jam i pari nga njerëzit që do dal (nga varri) kur do ringjallen (njerëzit);
– Unë jam udhëheqësi i tyre kur do mblidhen (atë ditë);
– Unë jam ndërmjetësuesi i tyre kur do jenë të privuar;
– Unë jam ai që u jep atyre lajmin e gëzuar sa herë që ata heqin dorë nga shpresa;
– Atë ditë, Flamuri i Lavdërimit do jetë në dorën time;
– Çelësat e Xhennetit do jenë në dorën time;
– Unë tek Zoti jam më i ndershmi i bijve të Ademit dhe kjo nuk është mburrje.” (Transmeton Tirmidhiu)

2. Nga Ebu Seid el-Hudriu r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë:

– Unë jam zotëriu i bijve të Ademit në Ditën e Kijametit dhe kjo nuk është mburrje;
– Në dorën time është Flamuri i Lavdërimit dhe kjo nuk është mburrje;
– Ademi dhe profetët e tjerë do të jenë nën flamurin tim atë ditë;
– Unë do jem i pari që do më hapet toka (do ringjallem) dhe kjo nuk është mburrje. (Transmetojnë Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ibn Maxheh).

Dhe tek dy transmetuesit e fundit shënohet edhe ky citat:

“Unë jam i pari që do të ndërmjetësoj dhe i pari të cilit do t’i pranohet ndërmjetësimi dhe kjo nuk është mburrje.”

Nga arabishtja:
Enes Koshi

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *