• Thu. Apr 18th, 2024

Pse Allahu e do kaq shumë kur dikush pendohet?

Bylexopress

Mar 31, 2020

/“Ma jep këtë psherëtimën tënde, dhe merre namazin tim.”/

Duke u penduar dhe duke kërkuar falje, ne, në fakt, e pranojmë mëkatin, e dimë se jemi të këqij dhe akoma lutemi, dhe brengosemi që kemi mëkatuar, dhe kjo, pikërisht është ajo që Allahu e do më shumë, prandaj Pejgamberi (savs) ka thënë:

“Nëse ju nuk do të bënit mëkate, Allahu do t’ju largonte juve, dhe do ta krijonte një popull tjetër, i cili mëkaton por kërkon falje.” (Muslimi)

Theksi është te pranimi i mëkatit, dhe bashkë me të edhe varësia nga falja dhe mëshira e Allahut. Imagjinoni një mëkatar, i cili bën mëkate çdo ditë, dhe kështu vazhdon me vite, pa thënë kurrë: ”O Zot më fal!” Nuk ka kuptim, nuk është e drejtë as e ndershme. Ja pra, atëherë të tillët mos të befasohen që Allahu i do të penduarit e sinqert.

Një idhujtar në Mekë shpërndante çdo ditë ushqim për të varfrit, kështu që Aishja (r.a.) e pyeti Pejgamberin (savs), a do të ketë ndonjë shpërblim tek Allahu, për të cilin Resulullahu (savs), i tha: “Jo, nuk do të ketë, sepse ai kurrë nuk ka thënë, o Zot, më fal!”

Një sahab ishte vonuar për namaz, dhe shpresonte që të paktën ta mbërrinte ndonjë rekat. Mirëpo, kur mbërriti në xhami, sahabët tashmë ishin larguar. Ai e pyeti njërin prej tyre nëse e kishin falur namazin, dhe ai iu përgjigj pozitivisht. Me atë rast, ky i fundit psherëtiu aq shumë, sa që ky që ishte falur, i tha: “Ma jep këtë psherëtimën tënde, dhe merre namazin tim.”

Më vonë, Xhibrili (a.s.), e kishte informuar Pejgamberin (savs), se për shkak të psherëtimës së tij, të gjithëve u ishte pranuar namazi.

Një psherëtimë e tillë pa fjalë, e djeg shejtanin, sepse në këto psherëtima nuk ka shejtanllëk. Psherëtimat e tilla e pastrojnë shpirtin dhe zemrën nga të gjitha sëmundjet mendore. Ky lloj i pendimit është, sikur kur jemi në errësirë, dhe e ndezim dritën. Njeriu ndryshon nga themeli.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *