• Fri. Apr 19th, 2024

Pse nuk duhet të trembemi nga Covid-19?

Bylexopress

Mar 17, 2020

Sistemi imunitar i species humane ka evoluar në qindra mijë vjet për t’i bërë ballë qindra mijë mikroorganizmash dhe i ka përballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin së shpejti 10 miliard në botë.

Virusi i ri SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19 aktual jep një sëmundje akute që në një individ me sistem imunitar normal shërohet në pak ditë pa asnjë pasojë dhe ka një vdekshmëri totale rreth 1% sipas vlerësimeve të fundit. Kjo është shumë më e vogël se pandemia e gripit të 1918 dhe se vdekshmëria nga komplikacionet invazive mjekësore si ndërhyrjet kirurgjikale etj.

Komplikacioni i vetëm i infeksioni Covid-19 është pneumonia, e cila me një mobilizim normal të imunitetit të fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike të prodhuar nga i infektuari shërohet me sukses pa asnjë pasojë.

Madje fitimi i këtij imuniteti është i nevojshëm për të krijuar atë imunitet të “tufës” (herd immunity) që i duhet popullatës për të mposhtur një mikroorganizëm qoftë dhe ky i krijuar rishtas. Që ky imunitet “tufë” të krijohet duhet që të paktën 50% e një popullate të jetë e imunizuar nga virusi qoftë në mënyrë natyrale, qoftë me vaksinim.
Prandaj mirë se të vijë ky virus i ri në njerëzit normalë. Por, duhet të ruajmë ata individë që kanë një imunitet të brishtë.

Për fat fëmijtë kanë një reagim imunitar shumë të mirë ndaj këtij virusi, por të moshuarit jo dhe aq.
Po kështu dhe ata me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e mushkërive etj. Këto të fundit duhet t’i ruajmë nga koronavirusi!

Nga ana tjetër duhet të kemi besim te genet e imunitetit të popullatës shqiptare. Fakti që nuk kemi dëgjuar forma të rënda apo fatalitete ndër shqiptarët në Itali apo raste klinike nuk ka as në Kosovë, të paktën akoma, është një tregues optimist se popullata shqiptare nuk duhet t’i trembet koronavirusit dhe le të bëjmë jetë normale, jashtë panikut dhe frikës së ekzagjeruar!

Mos harrojmë se popullata urbane shqiptare është urbanizuar vonë dhe mund të ketë një mbrojtje imunitare të rritur ndaj koronaviruseve që duket se kanë ardhur nga kafshët e zonave rurale.

Pra të mos panikohemi nga armiq që njerëzimi i ka njohur hershëm siç janë viruset, por të luftojmë ato armiq që solli “civilizimi” dhe mbipopullimi siç janë sëmundjet nga mbiushqimi, jeta sedentare apo sëmundjet tumorale.

Së fundmi edhe koronavirusi është një pasojë indirekte e mbipopullimit nga përdorimi i faunës së egër rurale nga popullata urbane.

Dr.Genc Sulçebe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *