• Thu. Apr 25th, 2024

Rri i qete se Allahu te ruan ty.Mos u shqeteso

Bylexopress

Apr 3, 2020

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut! Ajo që më së shumti të bën të ndihesh i qetë dhe i sigurtë është ndjesia se Allahu është Ai që të ruan ty! Allahu i Lartësuar thotë: “Për çdo njeri ka mbikëqyrës”.

Prej gjërave më të bukura që të bën të ndihesh i qetë dhe i sigurtë gjatë jetës është ndjesia se Allahu të ruan. Allahu thotë: “Ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë).”

Ai të ruajti dhe u kujdes që në momentin kur ti ishte pikë uji në mitrën e nënës. Pastaj kur dole dhe u bëre pjesë e kësaj bote kujdesi dhe ruajtja e Tij ndaj teje të bën të ndihesh i qetë dhe i sigurtë.

Atëherë pse ke frikë përderisa engjëjt e Zotit të rujanë me urdhërin e Tij, madje qëndrojnë pranë teje nëse flë gjum me abdes? E nëse lexon edhe ajetin Kursij atëherë gjatë gjumit një engjëll qëndron duke të ruajtur!

Ky që kujdeset për ty dhe të ruan është Zoti yt, prandaj ji i qetë dhe përzure nga vetja brengën dhe mërzinë. Le të jetë në ndjesinë tënde se ata engjëjt janë me ty dhe turpërohu prej tyre siç ka urdhëruar i dashuri ynë Muhamedi (alejhi selam).

Betohem në Zot se besimi në engjëjt dhe para kësaj besimi në Allahun e Lartësuar konsiderohen prej gjërave që sjellin qetësinë dhe sigurinë në jetën e njeriut.

Qëndro me Allahun, ruaje Allahun, turpërohu nga shikimi i Tij nga shikimi i engjëjve që janë ngarkuar për të shënuar dhe llogaritur veprat e tua.

Mos kryej ndonjë vepër të shëmtuar dhe ti detyrosh të dalin nga shtëpia jote e si rrjedhojë të dalë edhe qetësia prej kraharorit tënd.

O Zot na ruaj dhe na merr nën kujdesin tënd o Zoti i botëve!

Shejh Sead el Atijk

Përktheu: Fatjon Isufi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *