• Wed. Apr 24th, 2024

Shembull i besnikërisë dhe dashurisë së burrit ndaj gruas së tij

Bylexopress

Nov 3, 2020

Historiani i famshëm musliman El-Makrizi (1364-1442) në librin e tij Durerul-‘ukudil-feride, ka përmendur një anekdotë në lidhje me besnikërinë dhe dashurinë e ndërsjellë midis tij dhe gruas së tij. Në fakt, pasiqë vdiq gruaja e tij, ai shkroi: “Para se të vdiste gruaja ime, unë i premtova se të bëj shumë istigfar për të dhe do ta lus Allahun që ta falë dhe mëshirojë atë. Jo shumë kohë pas vdekjes së saj, ajo erdhi tek unë në ëndërr. Unë e pashë në ëndërr sikur ajo kishte hyrë në dhomën time e mbështjellë me qefine në të cilat është varrosur, kështu që i thashë – në ëndërr mu kujtua që ajo kishte vdekur: “Oj nëna e Muhamedit, a po të vijnë dhuratat që po t’i dërgoj vazhdimisht (duke menduar në istigfarin dhe lutjet që po i lexoj për të)?” Ajo u përgjigj: “Po, çdo ditë po më vijnë hedijet të cilat po mi dërgon.” Pastaj ajo qau dhetha: “O burri im i dashur, por unë jam e pafuqishme që të përgjigjem në dhuratat tua.”

Unë i thashë asaj: “Ti nuk ke pse, sepse unë shumë shpejt do të bashkohem me ty.”

Allahu e mëshiroftë,edhe pse ishte shumë e re, ajo ishte një nga gratë më të mira të kohës së saj në dëlirësi, devotshmëri, besnikëri, ndershmëri, seriozitet dhe dinjitet.”

Sytë e mi për shkak të ndarjes qajnë, sepse për ndarjen me të dashurit në zemër mbretëron pikëllimi, – e lus Allahun të na bashkojë në xhenet, dhe të na dhurojë mëshirën dhe faljen e Tij.

Përktheu: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *