• Wed. Apr 24th, 2024

Shenja e nënës (tregim udhëzues)

Bylexopress

Feb 2, 2021

Një djalë i vogël që shkonte në klasën e parë, e ftoi nënën e tij në mbledhjen e prindërve në shkollë. Për keqardhjen e tij të madhe, ajo tha se do të shkonte në mbledhje! Për herë të parë, miqtë e tij dhe mësuesja do ta shohin nënën e tij. Ai ishte në siklet për shkak të pamjes së saj. Megjithëse ishte një grua e bukur, ajo kishte një shenjë të madhe e cila ia mbulonte gati të gjithë anën e djathtë të fytyrës së saj.

Djaloshi kurrë nuk deshi të fliste me nënën për atë se si dhe kur e kishte marrë ajo atë shenjë. Në mbledhje, pavarësisht nga shenja, të gjithë ishin të kënaqur me mirësinë e saj dhe bukurinë natyrore, por djali, megjithatë,ende kishte turp dhe fshihejnga të gjithë. Kur u gjend pranë nënës dhe mësueses së tij, ai i dëgjoi ato dyja duke folur.

“Prej nga e keni këtë shenjë në fytyrë?”– e pyeti mësuesja.

Nëna u përgjigj: “Kur djali im ishte i vogël, në dhomën ku ishte ai shpërtheunjë zjarr. Të gjithë kishin frikë të hynin, sepse zjarri po dilte jashtë kontrollit, kështu që unë hyra. Derisa vrapoja drejt djepit, pashë një tra që binte, dhe unë u përkula mbi të për ta mbrojtur. Më ra të fikët, por për fat të mirë erdhi një zjarrfikës dhe na shpëtoi të dyve.”

Ajo preku anën e djegur të fytyrës. “Shenja do të mbetët përgjithmonë, por unë deri më sot nuk jam penduar për atë që kam bërë.”

Në ato momente, djaloshi i vogël me lot në sy vrapoi tek nëna e tij. Ai e përqafoi duke kuptuar se çfarë sakrifice kishte bërë nëna e tij për të. Pastajpjesën tjetër të ditës djaloshi e kaloi duke e mbajtur fort për dore nënën e tij.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *