• Thu. Apr 25th, 2024

Shkencëtarët vërtetojnë fjalët e profetit Muhammed alejhi selam rreth vetëtimave!

Bylexopress

Jan 15, 2021

Në hadithin e kalimit mbi urën e Siratit, ky hadith konsiderohet prej haditheve në të cilat manifestohet mrekullia shkencore. Ky hadith është fjala e të Dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi të: “A nuk e ke parë vetëtimën se si e shpërndan dritën dhe sa hap e mbyll sytë, ajo kthehet” (Muslimi), për faktin se është vërtetuar përputhshmëria e plotë ndërmjet fjalëve të Profetit dhe ndërmjet asaj që kanë zbuluar shkencëtarët kohët e fundit, proceset e ndërlikuara dhe detajet që ndodhin gjatë shkëlqimit dhe shpërndarjes së dritës së vetëtimës.

Shkencëtarët kanë vërejtur se çdo shkëlqim i vetëtimës ndodh me zbritjen e rrezeve nga vetëtima nga retë në drejtim të Tokës dhe kthehet! Në këtë hadith sinjalizohet se i Dërguari, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka folur për etapat e vetëtimës me një hollësi të jashtëzakonshme, madje e ka caktuar edhe kohën e saj. Ndoshta habitemi kur mësojmë se koha e duhur për shkrepjen e vetëtimës është po ajo kohë sa për të hapur e mbyllur sytë! Këtë e ka lajmëruar i Dërguari i All-llahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të.

Zoti i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: ”

“Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar” (El-Furkan 25, 1)

Allahu të shpalli ty Librin (Kur’anin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.” (Sure “Nisa”, ajeti 113)

“Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti, më parë, nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kur’anin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robtë Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë.” (Sure “Shura”, ajeti 52)

“O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (Sure “Ahzab”, ajetet 45-46)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *