• Fri. Apr 19th, 2024

Shkon në xhami duke ecur zvarrë për toke

Bylexopress

Dec 26, 2020

Një motër muslimane rrëfen:

Rrugës time për në Dubai burri ndaloi tek një xhami e vogël ta falte namazin e ikindisë. Derisa isha ulur në veturë vërejtja dikë të dilte nga një grup shtëpish por meqë ishte larg nuk munda ta dalloj mirë. Kur u afrua pashë se ai ishte një burrë që ishte nisur kah xhamia, dhe meqë nuk mund të ecte, ai shkonte zvarrë në rrugë me sandale në duar. Trupin e tërhiqte nëpër tokë ndërsa djersët, nga vapa e madhe që mbretëronte, e kishin mbuluar. Kur arriti tek muri i xhamisë dukej sikur kishte notuar në një det djersësh ndërsa fytyra i qe skuqur e tëra. Njerëzit kalonin pranë tij dhe sikur fitoje përshtypjen se ata tashmë janë mësuar me këtë pamje të çuditshme. Një njeri doli nga një dyqan tregtar dhe kur e pa ashtu ia solli një kanaçe me ujë të freskët. U ndalën dhe biseduan për pak çaste. E dëgjova atë njeri tek i ofroi ndihmë që ta dërgonte deri tek xhamia por refuzoi ndihmën. Dëshironte që vet të shkonte brenda. Ishte shumë kureshtar që ta arrinte namazin me kohë mu për këtë kërkoi falje nga bashkëbiseduesi dhe u nis kah xhamia. Nuk e kam parë kur ka hipur në shkallë dhe nuk kam imagjinuar as se si do t’i ndihmoja.

Kjo pamje më bëri të qajë sidomos kur përkujtova fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam se „Namazi i jacisë dhe sabahut janë më të rëndit për hipokritet por po ta dinin se çfarë vlere ka në to do të vinin edhe zvarrë“.

Ky njeri edhe pse me të meta trupore megjithatë nuk deshi që të largohet nga namazi me xhemat. Ai zvarrë shkoi në xhami, dhe kështu është jeta e robërve të Allahut, ata jetojnë në mesin tonë dhe kanë pozitë të lartë tek Allahu i madhëruar.

E lus Allahun që të shpërblej tërë muslimanët e devotshëm, dhe neve, muslimanëve të dobët, të na prezantoj dobësinë e shpirtrave tanë kur shohim forcën e njerëzve si ky burrë, i cili nuk u turpërua të shkonte zvarrë në xhami derisa të tjerët të shëndoshë turpërohen të hyjnë në të!…

Ahmed el-Aradi
Përshtati: Sedat G. Islami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *