• Fri. Apr 19th, 2024

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni pritur

Bylexopress

Nov 3, 2020

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Pjesëmarrësve në ligjëratë u thashë: “Dëshiroj që secili prej jush ta kujtojë një ngjarje ose diçka që ka ndikuar në jetën tuaj dhe që ju ka mahnit.”

Një haxhi nga Jordania, kishte treguar si vijon:

“Vitin e kaluar kam punuar për një kompani dhe jam detyruar të jap dorëheqje. Me atë rast, ata më paguan 3.200 dinarë (rreth 3.500 €). Unë i mora ato paratë, dhe në ato momente nuk kisha para të tjera. Madje, nuk kisha as ndonjë kursim tjetër, dhe kjo ishte një shumë mjaftë e mirë për dikë në atë pozitë.

U ktheva në shtëpi. Së shpejti ishte edhe sezoni i haxhillëkut për vitin 1424 hixhrij. Prindërve ju tregova se kisha marrë kompensim nga puna, dhe ata të dy më thanë se do të dëshironin që t’i dërgoja në haxhillëk. Dhe unë ju thashë atyre se do t’ua paguaja! Pasha Allahun, kjo ishte gjithçka që kisha. Shkova në agjencinë e udhëtimeve, e cila dërgonte haxhilerë nga Jordania dhe i pagova paratë. Më vonë, u përshëndeta me prindërit e mi, ia bëmë hallall njëri-tjetrit dhe ata shkuan në haxhillëk.

Dy javë më vonë, pasi prindërit u kthyen nga haxhillëku, dhe pasiqë unë fillova përsëri një punë, drejtori nga puna e mëparshme më thirri dhe më tha se, ende kam disa para të papaguara, dhe duhet të shkoj e t’i marr.”

E keni parasysh, se ai nuk kishte asgjë, se i harxhoi të gjitha ato që kishte për haxhillëkun e prindërve të tij.

Ai pastaj vazhdon: “Shkova në punën time të vjetër, duke menduar për një sasi të vogël. U takova me drejtorin, kur ai ma dorëzoi një çek në shumë prej 3.200 dinarëve.”

Subhanallah! Ai i shpenzoi 3.200 dinarë për prindërit e tij, dhe mori po të njëjtën shumë vetëm disa javë më vonë. Prandaj, shpenzoni për prindërit tuaj dhe furnizimi do t’ju vijë nga një vend që nuk e keni pritur.

“Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Kiametit, e kush i dron Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij,- dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij. Allahu, me të vërtetë, i zbaton deri në fund punët e Tij; Allahu, për çdo gjë ka caktuar afatin.” (et- Talak, 2-3.)

A nuk është dëgjueshmëria e prindërve pjesë e devotshmërisë?

A nuk është harxhimi i parave për ta, ndër veprat më të mira në sytë e Allahut?

Ky njeri i harxhoi 3.200 dinarë për prindërit e tij, dhe shumë shpejt Allahu ia kompensoi ato! Si mund të kemi sot fëmijë që janë koprracë ndaj prindërve të tyre?

Autori: Shejh Junus Katrada

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *