• Wed. Apr 24th, 2024

Si duhet të besojmë tek Allahu

Bylexopress

Apr 10, 2020

Si duhet të besojmë tek Allahu

Ne e pranojmë bindshëm me zemrat tona dhe e pohojmë me gjuhët tona se :

Allahu është Krijues i gjithçkaje që ekziston.

Ai është i Vetmi, nuk ia ka nevojën askujt, ndërkohë që të gjithë kanë nevojë për Të.

Është i veçuar në të gjitha Cilësitë e Përsosmërisë, Lavdisë dhe Madhështisë.
Ai është i Përsosur në mënyrën absolute në çdo aspekt, aq sa krijesat nuk munden ta perceptojnë, apo ta përfshijnë me dijen e tyre Madhështinë dhe përsosmërinë e atyre Cilësive.

Ai është i Pari, para të Cilit nuk ka qenë askush.

Ai është i Fundit, pas të Cilit nuk mbetet më askush.

Ai është i Larti, mbi të Cilin nuk është askush.

Ai është i Afërti dhe më afër se Ai s’është askush.

Ai është më i Larti, i Lartësuar me Qenien e Tij, me Pozitën e Tij dhe me Sundimin e Tij.

Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Ai është Dëgjuesi i të gjithë zërave, pavarësisht shumllojshmërisë së gjuhëvë dhe larmishmërisë së kërkesave.

Ai është Shikuesi i çdo gjëjë.

Ai është i Urti në Krijimin dhe Ligjëvënien e Tij.

Ai është i Lavdëruari në Cilësitë dhe Veprat e Tij.

Ai është i Madhëruari në Madhështinë dhe Krenarinë e Tij.

Ai është Mëshiruesi, i Gjithmëshirshmi, Mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka.

Bujaria, Mirësia dhe Durimi i Tij kanë përfshirë çdo gjë që ekziston.

Ai është Poseduesi i gjithçkaje. Sunduesi i të gjitha Mbretërive. Sundimi është

Cilësi e pandashme e Tij. E gjithë bota e sipërme dhe e poshtme janë të nënshtruar dhe robër të Tij. Atij i takon Pushteti absolut. Ai është i Gjalli, Gjallëria e të Cilit është përsosmërisht e plotë, gjallëri kjo, që i përfshinë të gjitha cilësitë e Tij qenësore.

Ai është Përkujdesësi i Përhershëm, Mbajtësi i gjithçkaje, i Cili nuk ia ka nevojën askujt dhe asgjëje.

Ai është i përshkruar me Cilësitë vepruese (këto cilësi Allahu i vepron kur të dojë si të dojë, psh: ardhja në Ditën e Gjykimit, zemërimi, e qeshura etj..) ashtu siç i përkasin Madhështisë së Tij, Ai bën çfarë të dëshirojë dhe ajo që Ai dëshiron bëhet, ndërsa ajo që Ai nuk e dëshiron nuk mund të ndodhë.

Dëshmojmë se Zoti ynë është Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi (Ai që u ka dhënë formën krijesave). Ai i krijoi ato në mënyrën më të përsosur dhe me një sistem të përkryer.

Si dhe dëshmojmë se Ai është Allahu (i Adhuruari), përveç të Cilit nuk ka asnjë të adhuruar me të drejtë dhe më meritor. Adhurimi i takon vëtëm Atij dhe askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij.

Prandaj, nuk i përulemi dhe nuk i nënshtrohemi dhe nuk i drejtohemi (per çdo nevojë) askujt tjetër, përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit të Plotfuqishmit,

Krenarit, Mëkat-falësit. Vetëm Atë adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, tek Ai shpresojmë dhe vetëm Atij i frikësohemi.

Shpresojmë në Mëshirën e Tij dhe i frikësohemi dënimit të Tij, i cili mund të shkaktohet nga mëkatet tona dhe në përmbushje të drejtësisë së Tij. Nuk ka Zot tjetër përvei Tij, të cilit t’i lutemi e t’i kërkojmë ndihmë, e as të adhuruar tjetër vërvei Tij, prej të cilit mund të shpresojmë. Ai është Mbrojtësi dhe Ndihmësi ynë që na përmirëson fenë tonë dhe dunjanë tonë. Ai është Ndihmësi më i mirë, i Cili largon prej nesh çdo të keqe dhe të vështirë… .

Shejhb Abdurrahman Es Sadij.
Allahu e mëshiroftë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *