Si ta falësh namazin në formën më të mirë

Ebu Nuajmi transmeton në veprën e tij “Hiljat al-Awlija [8.74], me një zinxhir transmetimi që shkon te Rabah ibn el-Harawi:

Isam ibn Jusufi kaloi pranë Hatim el-Esamit, njëri prej mjeshtërve të mëdhenj të rrugës shpirtërore, teksa ai ishte duke u folur një grupi njerëzish. Isami i tha: “O Hatim! A falesh në formën më të mirë?” Ai i tha se po. Isami e pyeti: “Si e kryen faljen?”

Hatimi iu përgjigj:

“Çohem të përmbush urdhrin hyjnor sa dëgjoj thirrjen për në namaz.

Eci në gjendje frike dhe respekti.

Nis namazin me qëllim të qartë.

Marr tekbirin fillestar duke menduar për madhështinë e Allahut.

Lexoj Kuranin me ngadalë dhe duke medituar mbi kuptimin e tij.

Bie në ruku në gjendje respekti.

Bie në sexhde duke qenë sa më i përulur.

Qëndroj në teshehud duke e plotësuar atë.

Jam selam nga të dyja anët në formën e saktë dhe në përputhje me sunnetin.

Këtë namaz e fal vetëm për hir të Allahut, duke qenë i sinqertë. Më pas kthehem nga vetja dhe jam i frikësuar nëse namazi është pranuar prej meje apo jo. Do t’i qëndroj i përkushtuar kësaj rruge deri në vdekje.”

Isami i tha: “Vazhdo të flasësh, sepse ti vërtet që e falke namazin në formën e tij të saktë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *