• Sat. Apr 20th, 2024

Surja që ju mbron nga cytjet e shejtanit

Bylexopress

Jan 15, 2021

SURJA EN-NÂS

Mekase – 6 vargje

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, 2. Sundimtari i njerëzve, 3. i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, 4. nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) 5. e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, 6. (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”
Komenti i përgjithshëm

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në këto vargje, hasim në tre cilësi prej cilësie të Zotit, që kanë të bëjnë me; Zotërimin (rububijen), Sundimin (absolut) dhe të qenurin meritor në adhurim.

Pra Ai është Zotëruesi i gjithçkaje, Sunduesi dhe Ai që meriton të adhurohet. Çdo gjë është krijuar prej Tij, nën sundimin dhe nënshtrimin e Tij. Për këtë arsye, Ai e urdhëroi atë që kërkon mbrojtje, që ti kërkojë pikërisht Atij që i posedon këto cilësi, me qëllim që ta mbrojë nga e keqja e vesveseve (cytjeve) që hedh shejtani, e që është i preokupuar pas njeriut.

Çdo njeri ka një shoqërues (prej shejtanëve), i cili ia zbukuron gjërat e shëmtuara dhe nuk kursehet aspak për ta çuar në humbje. I ruajtur, është vetëm Ai që Allahu e ka ruajtur (nga kurthet e shejtanit). [Tefsiri i ibn Kethirit 4/574].

Komenti i ajeteve

Allahu i Lartësuar thotë: “E që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.” [Nas 5]

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Është për qëllim shejtani, i cili është ngujuar tek zemra e birit të Ademit. Në monentin kur ai hutohet dhe shkujdeset, shejtani fillon hedh vesvese (cytje) dhe në momentin kur ai kujton Allahun, shejtani mblidhet dhe tërhiqet.

[E përcjell ibn Xherir et Taberi 30/35, me këtë kuptim si fjalë të ibn Abasit kështu e përcjell edhe Buhariu 3/335].

Ndërsa Katade (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Është për qëllim shetjani i cili hedh vesvese në kraharorin e njeriut dhe në momentin kur ai përmend Allahun, tërhiqet dhe mblidhet.

Begaviu duke e komentuar fjalën e Allahut që thotë: “E që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.” [Nas 5] ka thënë:

Hedh dyshime me fjalë të fshehta, të cilat arrijnë në mendjen dhe zemrën e tij, pa u dëgjuar aspak.

Allahu i Lartësuar thotë: “(qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!” [Nas 6].

I cili depërton tek xhindi tjetër, siç depërton tek njeriu dhe cyt xhindin ashtu sikurse cyt njeriun.

Kelbiu ka thënë: Fjala e Allahut që thotë: “në gjokset e njerëzve.” [Nas 5]

Përmendja e njeriut në veçanti ka si qëllim atë që do të vijë më pas, e që në fakt përfshin dy krijesat, xhindët dhe njerëzit.

Në këtë ajet, xhindët janë përfshirë dhe janë përmendur si njerëz, ashtu sikurse janë përmendur në një ajet tjetër, si burra. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga disa njerëz prej xhindve, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.” [Xhin 6].

Është thënë nga disa arabë se: Një popull prej xhindve ishin dyndur tek njerëzit dhe njerëzit i kishin pyetur: Kush jeni ju? Ata thanë: Jemi ca njerëz prej xhindve. Ky është dhe mendimi i Fer’rasë.

Disa dijetarë kanë thënë: Është vërtetuar se cytjet që njeriu i bën njeriut janë njësoj si cytjet që shejtani i bën shejtanit. Prandaj, cytjet i bëri si veprim që vijnë nga xhindët dhe njerëzit bashkë, siç është thënë në një ajet tjetër:“Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve.” [En’amë 112].

Allahu na urdhëron që të kërkojmë mbrojtje nga e keqja e xhindve dhe e njerëzve bashkë. [Mealim et Tenzil 4/518].

Disa të tjerë kanë thënë: Ashtu sikurse shejtani prej xhindve ka raste që cyt dhe ka raste që tërhiqet (mblidhet), e nëjta gjë vlen të thuhet për shejtanin njeri, i cili e shfaq veten si këshillues të cilit i vjen keq.

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: Erdhi një burrë tek Profeti (alejhi selam) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, unë përshpëris në veten time disa gjëra, që po të hidhesha lart nga qielli, do të ishte më e dashur për mua se ti shfaqja ato. Profeti (alejhi selam) tha: Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, falenderimi i takon Allahut që e ktheu kurthin e tij vetëm në vesvese (cytje). E përcjell Ahmedi 1/235, Ebu Daudi 5112 dhe hadithi është i saktë.

Çfarë mësojmë nga këto ajete?

Domososhmërinë e kërkimit të mbrojtjes dhe mbështetjes tek Zoti i Lartësuar nga e keqja e shejtanëve xhindë dhe njerëz.
Kuptojmë Zotërimin absolut të Allahut dhe se Ai ka meritën për të qenë i adhuruar.
Mësojmë mënyrën se si të kërkojmë mbrojtje, e që aludon në fjalën: Eudhu bil-lahi minesh shjtani rraxhim (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar), siç është sqaruar në sunetin e saktë Profetik.
Në kohën e Profetit, dy burra u grindën në xhaminë e Profetit pranë rraudas së tij. I Dërguari i Allahut (alejhi selam) tha: Unë e di një fjalë, nëse do ta thoshte ky person, zemërimi i tij do shuhej: Eudhu bil-lahi minesh shjtani rraxhim (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar). [Vargu i hadihteve të sakta 7/888].

Marrë nga Libri “Teufiku Rrahman fi durusi el Kuran”

Autor Fejsal bin Abdul Aziz Al Em Barek (Allahu e mëshiroftë).

Dobitë në fund të komentit janë marrë nga libri “Ejser et Tefasir” me autor Ebu Bekr el Xhezairi (Allahu e ruajtë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *