• Wed. Apr 24th, 2024

Thatësia e madhe në kohën e Musait (a.s.)

Bylexopress

Jan 1, 2021

Në kohën e Musait (a.s.) ndodhi një thatësirë e madhe, bimët u thanë dhe kafshët filluan të ngordhin prej etjes së madhe. Populli i Musait shkuan te Musai (a.s.) dhe i thanë: O Musa lute Zotin të bjerë shi, pasi të mbjellat na u thanë dhe bagëtia është duke ngordhur.

Musai (a.s.) e mblodhi popullin e tij dhe filluan ta lutnin Zotin. Mirëpo edhe pas gjithë atyre lutjeve shiu nuk po binte, Musai (a.s.) iu drejtua Zotit dhe i tha: O Zot pse nuk po lëshon shi pasi të gjithë po te lutemi?

Zoti ia ktheu: “O Musa nuk do të bjerë shi pasi në mesin e juaj është një person i cili 40 vite më ka bërë gjynahe pa ju skuqur fytyra fare. Nuk do ta lëshoj shiun derisa ai person të del nga mesi juaj.”

Atëherë Musai mblodhi popullin e tij dhe i tha: “Nuk do të bjerë shi përderisa nuk largohet nga mesi jonë një person që i ka bërë gjynahe Zotit 40 vite pa ju skuqur fytyra fare”.

Personi që i kishte bërë gjynahe Zotit 40 vite shikoi njëherë në të djathtë dhe njëherë në të majtë se mos është fjala për dikën tjetër, mirëpo kur pa që nuk po del kush e kuptoi se ishte fjala për të. Në ato çaste të vështira filloi të thotë në vete: “O Zot po të dal tani, do të dal i poshtëruar dhe nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot unë në këto momente pendohem për gjithë ato vite që i kamë kaluar në gjynahe, më fal dhe mi mbulo të metat o Zot.”

Në ato çaste filloi të bjerë shiu!!

Musai i habitur e pyeti Zotin: “O Zot si ka mundësi të lëshosh shiun në një kohë kur personi në fjalë nuk u paraqit?”

“O Musa!” – i tha Allahu –“Robi im që veproi gjynahe për 40 vite, u pendua me sinqeritetin më të madh,dheUnë ia pranova pendimin dhe ia fala mëkatet, prandaj e lëshova shiun.”

Musai iu lut Zotit: “O Zot, të lutem më trego kush është ai njeri?”

Zoti i tha: “O Musa, ka 40 vite që ai më bënë gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, e tani që u pendua dhe i la gjynahet, a do ta zbuloj dhe ta poshtroj para njerëzve?!”

(FB – Sulejman Shaqiri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *