• Fri. Apr 19th, 2024

Tre persona që Allahu i sprovoi?! (Tregim + Video)

Bylexopress

Jan 16, 2021

Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se ka degjuar Muhammedin,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

„Tre njerez nga Beni Israilet, All-llahu i Madherishem deshiroi t’i sprovoj. Njeri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kurse i treti i verber. All-llahu ua dergoi nje engjell i cili pasi i vjen zgjebanit dhe i thote:

C’kishe deshiruar me se shumti?

„Tha: Me se shumti kisha deshiruar te kem ngjyre dhe lekure te mire dhe te clirohem nga kjo per shkak te se ciles me urrejne njerezit.

Engjelli e ferkoi me dore dhe prej tij rane krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyren e mire (te trupit). (Pastaj engjelli) Tha:

Cilen pasuri me se shumti e deshiron?

Tha: Devete – ose lopet ( nuk i kujtohet sakt transmetuesit ), ai ia jep nje deve mbarse dhe i thote:

All-llahu te bekofte me te!

Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: C’kishe deshiruar me se shumti?

( Qelani ) Tha: Floke te bukura dhe te largohet prej meje ajo prej se ciles njerezit neveriten nga une.

Engjelli e ferkon dhe ai sherohet dhe i jep floke te bukur.

( Engjelli ) Tha: Cilen pasuri e deshiron me se shumti?

( Qelani ) Tha: Lopet. Engjelli ia jep nje lope mbarse dhe i thote:

All-llahu te bekofte me te!

Engjelli i shkon te verberit e i thote: C’kishe deshiruar me se shumti?

( I verberi ) Tha: Te ma ktheje All-llahu te parit, qe t’i shoh njerezit.

Engjelli e ferkon dhe All-llahu ia kthen te parit.

( Engjelli ) Tha: Cilen pasuri e deshiron me se shumti?

( I verberi ) Tha: Dhente! Engjelli ia jep nje dele qe lind.

Te te tre pasuria u shtua e u rrit keshtu qe njeri ( zgjebani ) e beri nje lugine me deve,i dyti ( qelani ) e beri nje lugine me lope dhe i treti ( i verberi ) e beri nje lugine me deve.

Pas kesaj, engjelli i vjen zgjebanit ne formen dhe pamjen e tij te meparshme e i thote:

Une jam nje njeri i mjere, me jane keputur lidhjet ne kete udhetim timin,andaj sot askush nuk mund te me ndihmoje pervec All-llahut,e pastaj ti, andaj po te lutem me emrin e Atij qe te ka dhene ngjyre dhe lekure aq te bukur dhe qe te ka dhene kaq deve,te me japesh nje deve qe te mund ta vazhdoj rrugen.

( Ish zgjebani, tash pasanik ) Tha: Jo, une kam shume obligime ( borxhe ).

( Engjelli ) I tha: Sikur po te njohe une ty, a mos ke qene nje zgjeban nga i cili neveriteshin njrezit,nje i varfer te cilin All-llahu e ka pasuruar!

Tha: Une kete pasuri e kam trasheguar nga te paret e mdhenj“.

( Engjelli i ) Tha: Nese po genjen,le te te ktheje All-llahu ne ate gjendje ne te cilen ke qene.

Engjelli pastaj i shkon qelanit – por ne formen dhe pamjen e tij te meparshme e i thote ashtu sic i tha zgjebanit,por edhe ky i pergjigjet ashtu sic iu pat pergjigjur zgjebani.

( Engjelli ) Tha: Nese po genjen le te ktheje All-llahu ne ate gjendje ne te cilen ke qene!

Pastaj engjelli i shkon ish te verberit, por ne formen dhe pamjen e tij te meparshme dhe i thote : Une jam i mjere dhe udhetar, me jane keputur lidhjet ne kete udhetim timin,aandaj sot askush nuk mund te me ndihmoje pervec All-llahut,pastaj ti.Te lutem me ate qe te ka kthyer te parit,me jep nje dele, qe (te ndihmohem me te e) te vazhdoj rrugen“.

( Ish i verberi ) Tha: Vertet une kam qene i verber, por All-llahu ma ka kthyer te parit,merr vella cka te duash dhe le cka te duash! Pasha All-llahun,asgje sot nuk te ndaloj te marresh ne emer te All-llahut te Gjithefuqishem e te Madherishem.

( Engjelli ) Tha: Mbaje krejt pasurine, ju vetem keni qene te sprovuar.

All-llahu eshte i kenaqur me ty, kurse eshte i hidheruar me dy shoket e tu“.

( Transmetojne Buhariu dhe Muslimi ).

Kete ngjarje e shpjegon edhe Hoxha i nderuar Elvis Naçi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *