• Tue. Apr 23rd, 2024

Tregim i dobishëm: Premtimi i mbretit

Bylexopress

Dec 26, 2020

Tregohet se një natë mbreti u kthye vonë në pallatin e tij. Ishte një natë dimri dhe e ftohtë. Teksa po hynte tek porta e pallatit, ai pa një rojë të vjetër i cili ishte veshur keq, me rroba të lehta dhe që nuk e mbronin nga i ftohti.

Duke qenë se i erdhi keq, iu afrua dhe e pyeti:”Po ti, nuk ke të ftohtë që je veshur aq hollë?”
Roja iu përgjigj:”Lartmadhëri! Po, kam shumë të ftohtë, por nuk kam veçse këto rroba. Ngaqë nuk kam ç’të bëj, jam mësuar ta duroj dhe përballoj të ftohtin!”

Mbreti i tha:”Do të hyj brenda në pallat dhe menjëherë do të dërgoj ndonjë nga shërbëtorët që të sjellin rroba të trasha e të ngrohta!”
Roja u gëzua nga këto fjalë të mbretit dhe e falenderoi.

Por, pasi mbreti hyri mbrenda dhe u ngroh për vete, harroi fare premtimin që i kishte bërë rojës.

Të nesërmen në mëngjes, roja i moshuar gjendet i vdekur në vendin ku bënte shërbim dhe në dorë mbante një letër në të cilën kishte shkruar me shkrim të keq:

“Lartmadhëria juaj! Çdo natë tjetër e kam përballuar të ftohtin e acarrtë, por premtimi juaj se do më sillnin rroba të trasha dhe të ngrohta, ma zbehu rezistencën ndaj të ftohtit dhe po më vret dalëngadalë!”

Premtimet e pambajtura mund të vrasin njerëzit para shpresës së tyre. Premtimi që u bën njerëzve mund të marrë përmasa të paimagjinueshme tek ta. Prandaj, nëse e bën një premtim, mbaje, sepse nuk e di çfarë pasojash të rënda mund tu shkaktosh!

Elmaz Fida

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *