• Thu. Apr 18th, 2024

Tregim këshillues për Muhamed Aliun: “Kam frikë se nuk do të hyjë në Xhenet”

Bylexopress

Apr 2, 2020

Ngjarja është zhvilluar gjatë një interviste me boksierin e famshëm, Muhamed Ali.
E tëra filloi nga një pyetje e thjeshtë: “Në ring jeni takuar me disa nga njerëzit më të fuqishme në këtë botë. Çfarë është ajo që ju frikëson më së shumti? ”
Muhammad Ali filloi të qesh, dhe bëri me gisht në drejtim të bashkëshortes së tij. Lonnie.
Ajo tha: “Mos bëj shaka Muhamed, tregoju atyre çfarë të frikëson më së shumti.”
Muhammed Ali: “Asgjë nuk më frikëson …”
Lonnie Ali: “Asgjë në këtë botë, ndoshta … por tregoju, Muhamed, tregoju.”
Pasoi një pauzë e gjatë, dhe pastaj Muhammad Ali tha: “Unë kam frikë se nuk do të hyjë në Xhennet …”
Pasi dëgjuan këto fjalë, të gjithë të pranishmit heshtën.
Lonnie Ali filloi të qajë, ndërsa të tjerët u prekën thellësisht. Malik Muxhahid they heshtjen, dhe e shtrëngoi dorën e Muhammad Aliut.
Malik Muxhahidi: “In shaa Allah, vëlla, ti mund t’i shpresosh hyrjes në Xhennet, sepse u ke ndihmuar shumë njerëzve.”
Muhammad Ali (duke shikuar në fytyrën e Malikut): “Si mund ta dish? Si?”
Malik Muxhahidi: “Sepse besimtari duhet të jetoj mes shpresës dhe frikës.”

Këshillë: A kemi menduar ne ndonjëherë se çfarë do të jetë fati ynë në botën tjetër? Kjo është pyetja që ne duhet t’ia bëjmë vetes, e përgjigja mund të na ndihmojë që të jemi më të nënshtruar ndaj Krijuesit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *