• Thu. Apr 25th, 2024

Tregim mbresëlënës: Gruas duhet t’i njihen meritat e saj

Bylexopress

Apr 11, 2020

Një burrë ishte nisur të shkonte te halifi Omer ibn Hattabi (r.a.), që të ankohej për gruan e vet, e cila vazhdimisht e fyente, e bezdiste dhe debatonte me të. Kur mbërrini para derës së shtëpisë së Omerit (r.a.), e dëgjoi zërin e gruas së Omerit – Umu Kulthumin, e cila po i thoshte diçka Omerit, kurse ky nuk ia kthente asnjë fjalë. Atëherë burri u ndal dhe u gjend në dilemë se çka të bënte; u nis që të ankohej te halifi për gruan e vet, ndërsa vetë halifi po vuante nga gruaja e tij, mbase edhe më keq se ai?!

Pas një mendimi të shkurtër, burri vendosi të kthehej, por në atë moment doli Omeri (r.a.), dhe kur e pa atë duke dalë nga shtëpia e tij, e thirri dhe e pyeti se pse kishte ardhur.

Tani as burri nuk deshi të hamendej, por tha: “O sundues i besimtarëve, unë erdha te ti që të ankohem për sjelljen e keqe të gruas sime, por kur dëgjova zhurmën e gruas sate hoqa dorë.”

Atëherë Omeri (r.a.), i tha:

“Unë të gjitha këto ia toleroj asaj dhe nuk reagoj për shkak të këtyre meritave të saj:

1. Ajo është perde midis meje dhe zjarrit të xhehenemit, kështu që pranë saj zemra ime qetësohet dhe nuk më lejon të shkoj në haram!

2. Ajo e ruan shtëpinë dhe pasurinë time kur unë nuk jam në shtëpi!

3. Ajo lan rrobat e mia!

4. Ajo i edukon fëmijët e mi!

5. Ajo është kuzhinierja ime dhe ma përgatit ushqimin, por bën edhe shumë punë të tjera… ”

Atëherë burri i tha: “Epo pra, edhe gruaja ime i bën të gjitha këto gjëra sikurse e jotja, por unë, për ato, as nuk e kam toleruar as nuk e kam falur për asgjë.!”

Omeri (r.a.), më në fund, i tha: “Epo, duhet t’ia pranosh meritat e saj, pastaj disa prej cilësive të saj të këqija mos t’i shohësh, dhe më pas ta falësh!”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *