• Tue. Apr 16th, 2024

Tregim mjaft domethënës: Pasqyrimi i veprimeve tona

Bylexopress

Dec 25, 2020

Një burrë bashkë me djalin e tij po shetitnin në pyll. Papritur, djali bie poshtë në një gropë dhe bërtiti: “Oooh…!”
Çuditërisht, nga gropa dëgjohet i njëjtin zë, “Oooh…!”
I befasuar, djali thërriti: “Kush jeni ju?”
Nga gropa dëgjoi të njëjtën gjë: “Kush jeni ju?”
Djali i zemëruar përsëri thërriti: “Ti je budalla!”
Dhe nga gropa përsëri i përgjigjet zëri: “Ti je budalla!”

“Çfarë po ndodh? Nga vjen ky zë, kush është?” e pyeti i çuditur djali babanë e tij.
“Ju jeni shumë i bukur”, thërriti babai.
Dhe zëri iu përgjigj njësoj.
“Ju jeni shumë i bukur! Faleminderit”. thërriti përsëri babai.
Dhe zëri përsëri i përgjigjet njësoj.
Djali i befasuar ende nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte.
“Djali im, këtë njerëzit e quajnë rezonancë. Por, kjo është e vërteta e jetës. Jeta është një pasqyrim i veprimeve tona. Çfarë do t’u japim të tjerëve, të njëjtën gjë do ta marrim si kthim”, ia shpjegoi babai.

– Atë që ua japim të tjerëve, e njëjta do të na kthehet. Jeta jonë nuk është një rastësi, por është hija e veprimeve tona.

(islamgjakova)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *