• Sat. Apr 20th, 2024

Vajzat janë bekim nga Allahu

Bylexopress

Apr 3, 2020

Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Gjithsecili që mirëmban dy vajza derisa ato ta arrijnë moshën e pjekurisë, unë do të jem me atë si këta dy gishta!” (duke folur, e bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesëm). [Transmeton Muslimi]

Ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush ka një vajzë dhe nuk e varros të gjallë, nuk e trajton me padrejtësi dhe nuk mban preferencë më të madhe ndaj fëmijëve meshkuj që i ka, All-llahu i Lartësuar do ta pranojë atë në Xhennet!”. [Transmeton ebu Davudi]

Ejub ibën Musa rrëfen nga babai i tij, e ky nga gjyshi i vet (All-llahu i mëshiroftë të gjithë!) se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Prindi nuk mund t’i japë fëmijës së vet gjë më të mirë se edukata e mirë!”. [Transmeton Tirmidhiu]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *