I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Pasuesit e mi do të hyjnë në xhenet me mëshirën e Zotit, pastaj me pastërtinë e zemrave të tyre dhe ndjenjën e mëshirës për të gjithë muslimanët, e nuk do të hyjnë në xhenet vetëm për shkak të namazit dhe agjërimit të shumtë.”
Është thënë se në Ditën e Kiametit melekët do të thonë: Tani le të ngrihet ai të cilit Allahu i premtoi se do ta shpërblej Vet Zoti! Dhe atëherë do të ngrihet vetëm ai që ofroi ndihmë vëllaut të vet kur kishte nevojë, ai që e fali vëllaun e vet për padrejtësinë që ia kishte bërë dhe ai që vëllaut të vet i dha nga mirësitë që Allahu i kishte dhënë atij.