• Fri. Apr 19th, 2024

Vlera e përkujtimit të Allahut dhe frytet e tij

Bylexopress

Mar 13, 2020

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Të përmendurit e All-llahut është më e madhe.” (el-Ankebut, 45)

“Më kujtoni Mua, t’ju kujtoj edhe unë.” (el-Bekare, 152)

“Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe ven­dos­­mëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.” (el-A’raf, 205)

“Dhe përmendeni All-llahun shpesh, ndoshta do të shpë-toni.” (el-Xhumuah, 10)

“Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e be­sim­tareve, edhe të dëgjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e du­rimtareve, edhe të përulurve e të përulurave, edhe meshkujve që japin sadaka edhe femrave që japin sada­ka, edhe meshkujve që agjërojnë edhe femrave që agjë­roj­në, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turp­shme të trupit të vet edhe femrave që kujdesen për pje­sët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve që e për­­mendin All-llahun shpesh si edhe femrave, All-llahu me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”

(el-Ahzab, 35)

“O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun! Dhe atë ma­dhë­rone në mëngjes e në mbrëmje.”

(el-Ahzab, 41-42)

Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.

Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër për-veç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe fa­lënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robë­ria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”

(Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. më ka thënë: “A të të njoftoj me fjalët më të dashu­ra për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subha­nall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.)
(Transmeton Muslimi)

Nga Ebu Malik el-Esh’arij r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e ima­nit, el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *