• Mon. Apr 29th, 2024

Dy vëllezër evlija

Bylexopress

Apr 9, 2020

Thuhet se kishin qenë dy vëllezër dhe të dy ishin burra të mirë, evlija. Njëri jetonte në bjeshkë si bari, kurse tjetri në qytet ishte këpucëtar. Një ditë, ky vëllai nga bjeshka erdhi tek vëllai i tij për vizitë në qytet, dhe kur hyri në dyqanin e tij, e vari qumështin në mur të vendosur në një rrjetë, si dëshmi e kerametit të tij.

Qumështi qëndroi ashtu derisa hyri në dyqan një zonjë, që këpucëtari, vëllai evlija, t’ia merrte masën e saj. Ajo vetëm e zgjati këmbën pak, të cilën e vuri re vëllai evlija nga bjeshka. Ai ndjeu një pasion të ngritur, ndërsa qumështi menjëherë filloi të rrjedhë nga rrjeta.

Me atë rast, këpucëtari tha: ‘Është lehtë të jesh evlija në bjeshkë.’

Sa më i fortë ishte vëllai evlija në qytet !?

Përkthim: Miftar Ajdini

(islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *