Transmetohet se Omer ibn Hatabi pa një djalosh që po qante me pendim. Kur Omeri hyri tek pejgamberi, alejhi selam, edhe ai po qante. Pejgamberi, a. selam, e pyeti: Përse po qan, o Omer? Tha: O i dërguari i Allahut, tek dera eshtë një djalosh i ri që ma dogji zemrën kur e pashë duke qarë. Pejgamberi, a.s, i tha : Fute tek unë atë djalosh. Kur hyri përsëri po qante. Pejgamberi, a.s, e pyeti: Përse po qan o djalosh? U përgjigj: Më bëjnë që të qaj gjynahet e shumta që kam bërë, dhe kam frikë se Allahu do hakmerret ndaj meje. Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti:
A i ke bërë shok Allahut? U përgjigj-Jo.
A ke vrarë ndonjë pa të drejtë? U përgjigj-Jo.
Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Atëherë Allahu e fal gjynahun tënd edhe qoft se është sa shtatë qiejt dhe toka me malet e saj.
Tha: O i dërguari i Allahut, gjynahu im është më i madh se shtatë qiejt e toka bashkë me malet e saj.
Pejgamberi, alejhi selam, i tha: A mos është gjynahu yt më i madh se Arshi Allahut? Ai u përgjigj: Gjynahu im është më i madh se Arshi i Allahut.
Pejgamberi, alejhi selam, i tha: A mos është gjynahu më i madh sesa mëshira e Allahut?
Ai u përgjigj: Mëshira e Allahut është më e madhe.
Pejgamberi, alejhi selam, tha: Nuk e fal gjynahun e madh përveçse Madhështia e Allahut. Pastaj i tha: Ma trego se çfarë gjynahu ke bërë?
Unë kam shtatë vjet që punoj ne varreza. Kur vdiq një vajzë prej ensareve, hapa varrin e saj, e nxorra prej qefini dhe bëra imoralitet. Kur po ikja më foli e vdekura e më tha: O ti djalë! A nuk ke frikë ditën e Ilogarisë kur çdo njeri do ta marrë hakun e vet prej zullumqarit? Më le të zhveshur në mes të vdekurve. Më le xhunub të papastër para Allahut. Në moment pejgamberi, alejhi selam, u çua në këmbë dhe e përzuri. Ai doli i penduar tek Allahu për dyzetë ditë. Pas dyzetë ditësh iu lut Allahut të Lartësuar dhe tha:
O Zot i Muhamedit, Ademit dhe Havasë, nëse ma ke falur gjynahun, atëherë bëja të ditur pejgamberit, alejhi selam, ose dërgo prej qiellit zjarr e më digj dhe më shpëto nga dënimi i ahiretit. Xhibrili, alejhi selam, zbriti tek pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: Paqja e Allahut qoftë mbi ty, dhe pejgamberi, alejhi selam, iu përgjigj: Allahu është paqja, prej Tij vjen paqja dhe tek Ai kthehet paqja. Allahu të pyet: A ti i ke krijuar njerëzit?
Përgjigjet: Përkundrazi Allahu më ka krijuar mua dhe krijesat.A ti i jep rrizk atyre?
Përkundrazi Allahu më jep rrizk mua dhe atyre.
A ti i fal njerëzit? Përkundrazi Allahu më fal mua dhe ata.
Allahu të thotë që t’ja pranosh pendimin filanit se Ai e fali. Pastaj e thirri dhe e përgëzoi se Allahu e ka falur.
Kur Allahu e pa se ky djalosh ishte penduar sinqerisht e fali atë. Teubja duhet të jetë po aq e madhe sa dhe gjynahu.